Politike

Rama dekoron trupat e huaj të kërkim-shpëtimit: Faleminderit të gjithëve, mesazhin që më dërgoi Leyla do e ruaj e do ia

11 Dhjetor 2019, 17:35 Nga DOSJA
Rama dekoron trupat e huaj të kërkim-shpëtimit: Faleminderit

TIRANË- Ambasadorët e huaj në vendin tonë janë pritur sot nga Kryeministri Edi Rama në “Pallatin e Brigatave” në kuadër të mbremjes klasike për Vitin e Ri. Ceremonia ku ishin mbledhur të gjithë ambasadorët ishte për të dekoruar trupat e huaj të kërkim-shpëtimit me ‘Medalje e Artë për Vlerësim Profesional’.

Në një fjalë të gjatë Rama ka falenderuar të gjithë shtetet që ndihmuan popullin shqiptar në ditët e vështira pas tërmetit. Kreu i qeverisë tha se ndihma për të nga popujt miq kishte ardhur që në orët e para të mëngjesit, kur kishin mbërritur mesazhet e para të ambasadorëve.

Për këtë Rama tha se i kishte të gjithë mesazhet në telefonin e tij, por nuk do i bënte publik asnjëherë. Më tej Kryeministri që kishte mbërritur nga Leyla Moses Ones, dhe do ja tregonte djalit të tij Zahos, se çfarë është Amerika mike.

Po ashtu kreu i qeverisë shtoi në fjalën e tij se ndihma e vendeve mike duhet të vijojë, pasi situata pas tërmetit nuk mund të kalohet e vetme. Në fund Rama ndau dhe dekoratat për të gjithë trupat e huaja që u bënë heronjtë e heshtur në ditët pas tërmetit, ku nuk i kurseu falenderimet për ta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama dekoron heronjte e heshtur rama mbledh ambasadoret tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama rama dekoron heronjte e heshtur rama mbledh ambasadoret tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll