Politike

Genc Pollo publikon foton e rrallë: 29 vite më parë kur u themelua PD, e shpalla unë e Preç Zogaj

11 Dhjetor 2019, 16:23 Nga DOSJA
Genc Pollo publikon foton e rrallë: 29 vite më parë kur u

TIRANË- Një ndër themeluesit e PD, Genc Poll, ka publikuar një foto të rralë kur la lexuar deklaratën që lëvizja e tyre ishte shndërruar në parti. Në foto shihet Pollo dhe Preç Zogaj, duke lexuar deklaratën.

Pollo në një reagim në Facebook kujton këtë ditë dhe shkruan se gati tre dekada më vonë ka nevojë për refleksione e vetëkritika.

29 vjet më parë u themelua Partia Demokratike. Lajmin e regjistrimit të saj pata privilegjin t’a shpall unë bashkë me Preç Zogaj siç tregon kjo fotografi e asaj dite. Gati tre dekada janë mjaftueshëm për refleksione, përgëzime e vetëkritika. Por mendoj është e pamouheshme se ato ditë dhe ajo ngjarje ishin një kthesë madhore historike drejt demokracisë dhe Europës. Sot përballemi me sfida të tjera që sinqerisht asokohe nuk i imagjinonte kush. Por vullneti për t’u përballur duhet të mbetet i fortë si në ato ditë dhe PD ka përsëri rolin kyç në një tjetër kthesë historike”, shkruan Pollo.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike genc pollo partia demokratike preç zogaj themelimi i pd genc pollo partia demokratike preç zogaj themelimi i pd

Sondazh

Poll