Politike

Rama kërkesë ambasadorëve: Situatën pas tërmetit nuk e kalojmë dot pa ju, na ndihmoni (VD)

11 Dhjetor 2019, 18:20 Nga DOSJA
Rama kërkesë ambasadorëve: Situatën pas tërmetit nuk e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin që ka patur sot me ambasadorët u ka kërkuar dhe njëherë ndihmë të gjithëve për kontribut financiar që Shqipëria të kalojë situatën pas tërmetit.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se kjo situatë nuk mund të kalohet situata pa ndihmën e të gjitha vendeve.   

“Ende nuk e kemi nje bilanc. Deri më tani dimë që fatura është e lartë dhe do mund ta përballojmë vetëm me ndihmën tuaj. KE me shumë shpejtësi, jo e zakoshme për të me thënë të drejtën, vuri në dispozicion një shumë të parë dhe besoj që do të pasohet me një tjetër. I jam mirënjohes presidentit turk që ka marrë një angazhim solemn dhe ka angazhuar vendin e tij. Gjithashtu po ndihmon për të angazhuar edhe vende të tjera të atij krahu të botës. Në kushtet në të cilat gjendemi është e rëndësishme që të kuptoni këmbënguljen time që ne jemi në domosdoshmëri sepse asnjë vend tjetër nuk do të përballonte dot këtë që na ndodhi ne”, u shpreh Rama.

Rama ka dekoruar trupat e huaj të kërkim-shpëtimit. Për të gjithë ata që morën pjesë në nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga rrënoja u akordua ‘Medalje e Artë për Vlerësim Profesional’. Kryeministri falenderoi të gjithë dhe tha se u ishte mirënjohës. Krahasoi veten me Braçen dhe Hamletin, por iu përgjigj dhe kritikëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama dekoron heronjte e heshtur rama mbledh ambasadoret tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama rama dekoron heronjte e heshtur rama mbledh ambasadoret tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll