Politike

‘Porosia’ e Ramës, riformatohet kabineti, emëron zv.ministrat e rinj (EMRAT)

11 Dhjetor 2019, 16:53 Nga DOSJA
‘Porosia’ e Ramës, riformatohet kabineti, emëron

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka riformatuar kabinetin e qeverisë. Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar në detyrën e zv.minitrit 3 persona dhe është liruar nga detyra një tjetër. 

Vëllai i futbollistit shqiptar Igli Tare, Agron Tare është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky i fundit u lirua nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës më 6 mars. 

Nina Guga, drejtoresha e shkollës “Qemal Stafa”, është emëruar në postin e zv.ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së bashku me Oltion Rrumbullakun. Ky i fundit ishte një prej emrave të propozuar nga Rama për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, garë e cila u zhvillua në nëntor të vitit të shkuar. 

 

Ndërsa nga detyra është liruar Redi Shtino, 11 muaj pas emërimit në postin e zv.ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 Dhjetor 2019:

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Z. Agron Tare emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Nina Guga emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Oltion Rrumbullaku emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Të gjitha emërimet dhe lirimet kanë qënë me porosi të kryeministrit Edi Rama por në mungesë të tij, janë nënshkruar nga zëvëndësi i tij, Erion Braçe. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron tare edi rama emerohen zv.ministrat e rinj kabineti qeveritar nina guga oltion rrumbullaku redi shtino agron tare edi rama emerohen zv.ministrat e rinj kabineti qeveritar nina guga oltion rrumbullaku redi shtino

Sondazh

Poll