Politike

Rama në konferencë me ministrin italian: Mirënjohje e thellë për ndihmën pas tërmetit. Di Maio: Të fuqizojmë luftën ku

11 Dhjetor 2019, 14:06 Nga DOSJA
Rama në konferencë me ministrin italian: Mirënjohje e thellë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të parbashkët për shtyp me ministrin italian Luigi Di Maio. Rama, shprehu edhe një herë mirënjohjen për ndihmën që Italia dha në përballimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit në vend.

Shpreh mirënjohje që ministri italian gjeti kohë që erdhi në Shqipëri pas katastrofës së 26 nentorit. Nuk mjafton assnjeherë mirënjohja ndaj Italisë, trupave iatlianë që mbërritën në vendin tonë, ku vunë jetën e tyre në rrezik. Ne me qeverinë e re italine kemi një marrdhënie të shkëlqyer. Ka shumë gjëra për të cilat Italia meriton të falenderohet. Në radjë të parë e falemderoj pa masë dhe minsitrin për impenjiomin për të shtyrë procesin e integrimit europian dhe Shqipërisë. Italia ka qenë dhe mbetet partneri  ynë kryesor në marrdhënie ekonomike e tregtare. Me ministrin kemi diksutiar reformen në drejtësi, legjislacion e ri kundër KÇK, së. Ministri më ka konfirmuar gatishëmrinë e Italisë për njerëz në terren. Ne duam që këtë partneritet strategjik ta thellojmë dh enë fusha të tjera. Së fundmi dua ta falenderoj ministrin për mbështetjen për marrjen e kryesisë së OSBE nga Shqipëria” , u shpreh Rama.

Ndërsa, ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e Italisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë drejt BE-së.

“Falenderoj Ramën për mikëpritjen dhe më kushtoi këtë orë që ishim bashkë. Arsyeja pse ndodhem këtu është për thelluar miqësinë ndër vite. Dua të shpreh solidaritetin e palës italiane pas tërmetit targjik të 26 nëntorit. Unë pata rastin të vizitpj një kamp të çadrave, i cili është ngritur nga forcat italiane. Me këtë frymë unë i theksova kryeministrit mbështetjen e Italisë për rrugëtimin për në BE. Përsa i përket planitt dy palësh, Italia është partneri i parë tregtar me Shqipërinë. Ne do të jemi të lumtur që të fuqizojmë më tej luftën e përbashkët kundër korrupsionit. Kjo ka qenë një bisedë mjaft e frytshme. BE mund të bëjmë shumë për tërmetin , ato burime që u vunë në dispozicion ishin vetëm hapi i parë. Duhet të bindë dhe KE që t’i qëndrojë pranë popullit shqiptar. Do punojmë fuqishëm dhe në konferencën e donatorëve. Do vëmë në dispozicion teknikët tanë që të bëjmë një vlerësim paraprak të dëmeve që konferenca e donatorëve të ketë një kuadër të qarrtë të situatës”, tha ministri Di Maio.

Ditën e sotme ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio vizitoi Shqipërinë. Ai nënshkroi edhe marrëveshjen e dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane. Nga Vora, Di Maio, ku pa gjendjen e banorëve të prekur nga tërmeti, theksoi se Italia mbështet Shqipërinë në rrugën e Bashkimit Europian.

a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama luigi di maio edi rama luigi di maio

Sondazh

Poll