Politike

“Film me metrazh të shkurtër”/ Presidenca i përgjigjet Dvoranit: S’presim reflektim publik nga një dhunues i Kushtetut

11 Dhjetor 2019, 13:33 Nga DOSJA
“Film me metrazh të shkurtër”/ Presidenca i

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit të tij tedi Blushi pas deklaratave të sotme të Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Me anë të një psotimi në “Facebook”, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi shkruan se  “Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik”.

Ndërkohë, Dvorani i pyetur per videot me përmbajtje erotike, të përmenduar nga Presidenti Meta, i ka quajtur ato material artistik, filma me metrazh te shkurter.

“Institucionet nuk është mira që t’i shtrojnë çështjet ligjore me filma artistike, me metrazh të shkurt, apo të gjatë, por në rrugë institucionale. Nëse kjo ndodh, ligji është i qartë se nëse anëtari është në ndjekje penale, ai pezullohet nga funksioni”, u shpreh Dvorani.

“Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend. Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë”, shkruan Tedi Blushi.

Padia e Metës ndaj Dvoranit:

Padia e Presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit është bërë në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Ilir Metës, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta kërkon nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve, ndërsa kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Një padi për Dvoranin ka paralajmëruar dhe Avokati i Popullit në lidhje me emërimet në e gjyqtarëve në Kushtetuese.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta meta publikon spotin e pare padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani ilir meta meta publikon spotin e pare padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll