Politike

Zingraf takon Prokurorin e ri të Përgjithshëm: Zgjedhja e Olsian Çelës konsolidon besimin e qytetarëve

11 Dhjetor 2019, 13:22 Nga DOSJA
Zingraf takon Prokurorin e ri të Përgjithshëm: Zgjedhja e Olsian

TIRANË– Ambasadori Gjerman Peter Zingraf ka zhvilluar sot një takim  me Prokurorin e ri të Përgjithshëm Olsian Çela.

Përmes një njoftimi në profilin zyrtar të “Facebook”, ambasada shprehet se Zingraf e përgëzoi Çelën për detyrën e re, që mori në datën 5 dhjetor.

Ambasada Gjermane Tiranë shkruan se ambasadori gjate takimit u shpreh:

Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme”, shkruan ambasada gjermane.

Pak ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Olsian Çelën si kryeprokurorin e ri të vendit. Çela, i njohur gjithashtu si prokurori i dosjeve të nxehta, ka marrë 101 vota pro, ndërsa dy kandidatet e tjera kanë marrë së bashku 19 vota në favor të tyre. Të parët që reaguan për zgjidhjen e tij ishin ndërkombëtarët. Ata theksuan se prioritet është Reforma në Drejtësi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike osian çela peter zingraf osian çela peter zingraf

Sondazh

Poll