Politike

VIDEO/ Rama takon ‘oligarkun’ në Laç, banori i sulet: Jam pronar unë. KM flet me Kuran: Ore do t’i rrafshojmë të gjit

11 Dhjetor 2019, 12:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Rama takon ‘oligarkun’ në Laç, banori i sulet:

LAÇ– Kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Laçit, ku zhvilloi një takim me të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Rama takoi një banor të cilin e quajti ‘oligark’ dhe u shpreh se të gjitha godinat e prekura do të rrafshohen.

Biseda e Ramës me banorin:

Edi Rama: Do prishen të gjitha, se je edhe oligark i madh ti

Banori: Unë s’jam oligark, unë jam pronar i godinës.

Edi Rama: Ore do t’i rrafshojmë të gjitha, ju do merrni atë që keni. Nuk bëhet ajo punë, prish një e lë një.

Banori: Po si do vejë puna, ne jemi me kredi.

Edi Rama: Ore do t’i prishim të gjitha, do t’i bëjmë lule…më shumë do marrësh mbrapsht, jo më pak.

Banori: Ore e kam blerë tokën që në kohë të Zogut.

Edi Rama: Unë ju them ju jeni oligarkë, ti thua jo. Ju jeni latifondistë.(pronar i madh tokash, pronar latifondi).

Banori: Nuk jam latifondist jam pronar dhe ish-pronar.

Edi Rama: Tërmeti nuk pyeti për pronarë, e ish-pronarë, demokratë e socialistë… tërmeti thotë libri i shenjtë (Kurani), vjen për të shkundur çik… të më shkundë mua jo ty s’ka gjë.

Kryeministri Edi Rama ka braktisur takimin me banorët e Laçit të cilët janë prekur nga tërmeti I 26 nëntorit 2019. Në një formë që nuk i kishte ndodhur Ramës asnjëherë në takimet me popullit që trasmetohen ‘live’ në ERTV, kryeministri u detyrua të largohej nga takimi me pretekstin se e pret ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, ndërkohë që banorët vijuan t’a ndiqnin deri në dalje për t’i kërkuar shpjegime për zgjidhjet. Në Laç, siç mund të shihet edhe në video, kryeministri nuk ia doli dot me batuta.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 personambi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë. Shqipëria ka marrë ndihma të shumta nga disa vende, si Italia, Greqia etj.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne lac edi rama rama ne lac

Sondazh

Poll