Politike

‘Shko puno tokën, më çmendët’/ Laçjanët ‘mbysin’ Ramën, Kryeministri largohet: Më pret ministri italian, ça ken

11 Dhjetor 2019, 11:10 Nga DOSJA
‘Shko puno tokën, më çmendët’/

LAC– Kryeministri Edi Rama është larguar në mënyrë të beftë nga takimi me banorët e prekur nga tërmeti në Laç. Në një formë të paprecedentë, shefi i qeverisë humbi disa herë qetësinë dhe më pas tha se do të largohej pasi do të takonte ministrin e Jashtëm italian, i cili ka ardhur në Shqipëri.

Sherret e Ramës me banorët:

Edi Rama-banorit: Shko puno tokën, ça më duhet mua, ça demokrati je ti… Vjen ai tjetri pa pikë turpi thotë jam socialist më fut nusen në punë. Me tërmetin s’ke problem ti? Të ka dashur zoti shumë, sillu mirë, thuaju shokëve të tu që unë nuk iki. Lajmëroji, Rama nuk ikën. A ka mundësi të pushosh? C’a keni mo ç’a keni?

Banori: Ne jemi pa çati.

Edi Rama: Pse pa çati? E do patjetër me tjegulla ti? S’të bën punë soleta?

Banori: Jo, unë jam pa çati.

Edi Rama: Ore më çmendët… këto s’bëhen përnjëherë. Do t’i shohim edhe këto. Ca është ky mhb tani. Hajde ulu ti tjetri, se ti je si shpirt. Ti i pari largohu se ke Fevziun tani.  Ca shenje horoskopi je? Binjakët… ja dy binjakë.

Banori: Unë jam me qira…

Edi Rama: Do t’a rregullojmë do rrish prapë me qira. Ore s’ka pronar, pronari do ketë kusht do të ta japë me qira. Me qira të tjerët nuk gjejnë dot?

Banori që u quajt oligark: Dua ndihmë, jam pa punë…

Edi Rama: Ti do ndihmë? Ti ke tërë këto dyqane… edhe ti kërkon ndihmë.

Banori që u quajt oligark: I kam fëmijët në shkollë të lartë pa punë.

Edi Rama: Fëmijët të venë të kërkojnë punë.

Banori: Janë në shkollë.

Edi Rama: Shumë mirë, të venë në punë dhe në shkollë. Të punojnë pasdite, se studentë janë. Ta zgjidhin ata.

Banori: Ata më presin mua. Ata shohin nga unë.

Edi Rama: Ta mbyllim tani, se më pret ministri i Jashtëm italian.

 

Kryeministri Edi Rama ka braktisur takimin me banorët e Laçit të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në një formë që nuk i kishte ndodhur Ramës asnjëherë në takimet me popullit që trasmetohen ‘live’ në ERTV, kryeministri u detyrua të largohej nga takimi me pretekstin se e pret ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, ndërkohë që banorët vijuan t’a ndiqnin deri në dalje për t’i kërkuar shpjegime për zgjidhjet.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll