Sport

Skandal në ‘Paris 2024’! Legjenda e notit akuzon: “Kemi gjetur krimba në ushqim…”

Legjenda e notit në skuadrën britanike Adam Peaty ka zbuluar se atletët kanë gjetur krimba në ushqimin e tyre në Fshatin Olimpik në Paris.

7 Gusht 2024, 18:00 Nga DOSJA

Skandal në ‘Paris 2024’! Legjenda e notit akuzon: “Kemi

FRANCE - Gjashtë herë medalisti olimpik, të cilit iu desh të luftonte edhe me Covidin gjatë Lojërave ‘Paris 2024’ ka ngritur shqetësime sa i përket kushteve në Fshatin Olimpik, ku sportistët nga e gjithë bota bashkëjetojnë prej disa ditësh.

29-vjeçari, i cilësuar si një nga shpresat më të mëdha të Team GB për medalje në ‘Paris 2024’, megjithatë përfundoi vetëm i dyti në garën 100 metra. Pasi humbi për dy të qindtat e sekondës, ai pranoi në intervistën e tij pas garës se kishte pasur dhimbje në fyt, ndërsa ditën tjetër u diagnostikua me Covid.

Për Adam Peaty infektimi me virusin nuk ishte gjëja më e keqe, që i ndodhi gjatë eksperiencës së tij të Parisit, pasi sipas tij, kateringu i ushqimit për sportistët ishte i tmerrshëm.

“Kateringu nuk është mjaftueshëm i mirë për nivelin që pritet të performojnë atletët. Ne duhet të japim më të mirën që mundemi. Nuk kishte mundësi të mjaftueshme proteinash, radhë të gjata, pritje 30 minuta për ushqim, sepse nuk ka sistem të radhës. Sportistët kanë gjetur krimba tek peshku që na dhanë të konsumojmë”,- ka deklaruar notary britanik.

Ndërkaq, ujërat e ndotura të Senës në Paris vazhdojnë të krijojnë kaos dhe polemika në Lojërat Olimpike. Lëvizja e fundit vjen nga Belgjika, e cila vendosi të tërhiqte ekipin në shenjë proteste nga stafeta e triatlonit miks, që u zhvillua dje.

Vendimi u mor për shkak se u sëmur atletja Claire Michel, e cila mori pjesë pak ditë më parë në garat individuale, por shfaqi probleme shëndetësore pas zhytjes në lumë.

Michel mori pjesë në garën e triatlonit për femra të mërkurën e kaluar, duke u renditur në vendin e 38-të. Por sportistja 35-vjeçare belge tani është e sëmurë dhe është detyruar të tërhiqet nga stafeta e përzier.

Mediat belge bëjnë të ditur se Michel ka pësuar një infeksion “Escherichia coli”. Ky është bakteri që vazhdon të pushtojë ujërat e Senës, sidomos pas reshjeve të fundit. Gjatë ditëve të fundit madje ishin përhapur zëra për shtrimin e atletes në spital, por kjo u mohua nga Komiteti Olimpik Belg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll