Sport

Kapiteni Morata dhe Rodri pezullohen nga një ndeshje nga UEFA për shprehjet e tyre kundër Gjibraltarit pas ‘Euro 2024’...

Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata dhe Rodri u pezulluan nga një ndeshje nga UEFA, pasi kishin thënë se "Gjibraltari është pjesë e Spanjës" gjatë festimeve të tyre të fitores në ‘Euro 2024’.

7 Gusht 2024, 15:23 Nga DOSJA

Kapiteni Morata dhe Rodri pezullohen nga një ndeshje nga UEFA për

ZVICER - Sanksioni ra për Morata dhe Rodri. UEFA njoftoi të mërkurën se dy fituesit e fundit të ‘Euro 2024’ u pezulluan nga një ndeshje për sjelljen e tyre gjatë festimeve në Madrid muajin e kaluar.

Pas fitores së tyre në finale kundër Anglisë (2-1), dy ndërkombëtarët kënduan "Gibraltari është Spanjë", ndërsa Spanja ia dorëzoi Gjibraltarin Britanisë së Madhe në 1713.

Pak ditë pas polemikave, Federata e Futbollit të Gjibraltarit paraqiti një ankesë zyrtare në UEFA dhe organi evropian hapi një hetim.

Sulmuesi i rekrutuar së fundmi nga Milani dhe mesfushori nuk do të mund të luajnë në takimin e radhës të kombëtares spanjole, më 5 shtator në Serbi, për ditën e parë të Ligës së Kombeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll