Sport

Flick i kënaqur, gjermani beson se mesfusha e tij është e kompletuar!...

Pas humbjes me penallti ndaj Milanit, Barça përfundoi turneun e saj në Amerikë. Kjo i krijoi Hansi Flick mundësinë të bëjë një vlerësim të parë.

7 Gusht 2024, 17:00 Nga DOSJA

Flick i kënaqur, gjermani beson se mesfusha e tij është e

SHBA - Hansi Flick ka nxjerrë një përfundim pozitiv nga turneu i FC Barcelona në Amerikë, duke qenë veçanërisht i kënaqur me nivelin e ekipit të tij.

Pas barazimit 2-2 kundër Milanit, ai refuzoi të komentojë për nënshkrimin e mundshëm të Dani Olmos, duke u fokusuar në paraqitjet e disa lojtarëve:

"Nuk është dita e Dani Olmos, është dita e Lewandowskit, i cili i meritoi këto dy gola," tha Flick. Ai gjithashtu vuri në dukje përmirësime të dukshme pas pushimit, duke theksuar presionin intensiv dhe rastet e shumta të krijuara në pjesën e dytë. Flick theksoi rëndësinë e ruajtjes së atij intensiteti dhe të tregimit të guximit në lojë.

Duke folur për dhjetë ditët e kaluara në Shtetet e Bashkuara, Flick e cilësoi turneun si shumë pozitiv, veçanërisht për shkak të përparimit të lojtarëve të rinj. "Ka shumë lojtarë të rinj, cilësia e tyre është e madhe. Disa kanë evoluar dhe po përshtaten me atë që ne po kërkojmë,"- shpjegoi ai.

Me dhjetë ditë të tjera deri në fillimin e La Ligës, Flick është i sigurt, por i vetëdijshëm për potencialin që ka dhe përmirësimin e tij. Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë për mirëpritjen e bërë në klub dhe cilësinë e ambientit të punës.

Kur bëhet fjalë për rolin e mesfushorëve, Flick la të kuptohet se ai tashmë ka mjaft lojtarë kompetentë në at[ repart, pavarësisht mungesës së përkohshme të yjeve si Frenkie de Jong, Gavi dhe Pedri. “Kur ata të kthehen, ne do të jemi një ekip më i mirë,”- përfundoi ai, duke sugjeruar se nuk nevojiteshin nënshkrime të reja në këtë fazë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll