Sport

Alvarez i thotë lamtumirë Guardiolës dhe shkon te Atletico: shitje rekord për Cityn!

Argjentinasi zgjedh La Ligën për të marrë një rol udhëheqës në një klub evropian: 95 milionë për anglezët

7 Gusht 2024, 16:00 Nga DOSJA

Alvarez i thotë lamtumirë Guardiolës dhe shkon te Atletico:

SPANJE - Goditje e madhe për Atletico Madridin. Bardhekuqtë janë një hap larg nënshkrimit të sulmuesit Julian Alvarez, i cili prej dy vitesh është te Manchester City.

Diego Simeone do të investojë 95 milionë euro për të, siç konfirmohet nga The Athletic: ky është transferimi më fitimprurës në historinë e ‘Citizens’. Ai që shtyu për lamtumirën e tij drejt La Ligës ishte vetë 24-vjeçari, i etur për të luajtur më shumë dhe i mbyllur në fushën e Guardiolës nga norvegjezi Erling Haaland.

Atletico Madrid, i cili e shiti Moratan te Milani dhe po përgatitet t'i thotë lamtumirë Omorodionit në drejtim të Chelsea, do të mbështetet plotësisht te Julian Alvarez, pjesëmarrës në Olimpiadën me Albiceleste (eliminuar në çerekfinale nga Franca) dhe protagonist në Botërorin e fundit në Katar të fituar me Argjentinën e Scalonit. Zëvendës i tij te Atletico Madrid do të jetë Sorloth, i blerë zyrtarisht nga Villarreali pak ditë më parë. 

Alvarez, i cili bëri 54 paraqitje për Cityn në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke shënuar 19 gola dhe 13 asistime, kishte rinovuar kontratën e tij me klubin e Mançesterit marsin e kaluar deri më 30 qershor 2028. Kishte shumë dëshirë për të qenë protagonist për Julianin, i cili ishte marrë në janar 2022 nga River Plate për 17 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll