Sport

Përfundoi, Barcelona transferon yllin që shkëlqeu në ‘Euro 2024’!

Dani Olmo ishte padyshim një nga yjet surprizë të këtij Europiani, i cili u shpall kampion me Spanjën dhe gjithashtu ishte pjesë e lojtarëve golashënues të turneut.

7 Gusht 2024, 15:41 Nga DOSJA

Përfundoi, Barcelona transferon yllin që shkëlqeu në

SPANJE - Që pas përfundimit të Europianit në Gjermani, fantazisti i Spanjës, që luante me Leipzigun nisi kontaktet me Barcelonën, duke e zgjedhur atë si të vetmin destinacion për të ardhmen.

Tashmë, duket se marrëveshja është arritur, me katalanasit që kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Dani Olmos, një prodhim i klubit katalanas.

Barcelona ka gjetur gjuhën e përbashkët me RB Leipzig për 55 milionë euro, plus 7 milionë te tjera bonuse, ndërsa futbollisti ka pranuar për një kontratë 6-vjeçare.

Tashmë pritet të zgjidhen dhe detajet e vogla të kontratës, me futbollistin që pritet të kryejë vizitat mjekësore përpara startit të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll