Sport

Një titullar i Liverpoolit, mund të kalojë në Gjermani për t’u bashkuar me Xabi Alonson

Joel Matip, aktualisht pa skuadër pas largimit nga klubi ‘Reds’, është objektivi i Bayer Leverkusen

5 Gusht 2024, 18:02 Nga DOSJA
Një titullar i Liverpoolit, mund të kalojë në Gjermani
Matip dhe Alexander-Arnold, duke luftuar me Lozanon në një duel të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Napolit

GJERMANI - Një lojtar që fitoi gjithçka me Liverpoolin nën drejtimin e Jürgen Klopp  është aktualisht pa ekip, por, sipas kanalit Sky Germany, ai tani është një objektiv i Bayer Leverkusen të Xabi Alonsos në këtë merkato të verës.

Ky është Joel Matip, 32 vjeç dhe që ashtu si Thiago Alcántara, Adrián San Miguel apo vetë Klopp, u larguan nga Liverpool në fund të sezonit të kaluar. Në moshën 32-vjeçare, mbrojtësi i lindur në Bochum, por që luan për Kamerunin, do t'i bashkohej Bayer Leberkusen si lojtar i lirë.

Ende nuk ka marrëveshje mes Matipit dhe Leverkusenit, por ka kontakte për një kontratë të mundshme deri në vitin 2026. Nënshkrimi i një mbrojtësi do të ishte veçanërisht i nevojshëm për Xabi Alonso, nëse Jonathan Tah (i cili është i lidhur me Bayernin), ose ndonjë mbrojtës tjetër largohet nga klubi. Karakteristikat e Matipit shihen si ideale për Leverkusenin nga trajneri bask.

Matip mbërriti në Liverpool në vitin 2016 nga Schalke dhe si lojtar i ‘Reds' fitoi një Champions League, një Premier League, një FA Cup, dy Kupa të Ligës, një Superkupë Evropiane, një Kupë të Botës për Klube dhe një Communitu Shield.

Sido që të jetë, Bayer Leverkusen nuk është e vetmja mundësi që Matip ka para vetes, një lojtar shumë cilësor, por që në karrierën e tij e kanë penguar dëmtimet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll