Sport

Liverpool është duke u menduar dhe e ka gjetur pasardhësin e brazilianit Alisson…

Është zgjedhur gjeorgjiani Giorgi Mamardashvili, por si fillim ai do të huazohet

5 Gusht 2024, 18:19 Nga DOSJA
Liverpool është duke u menduar dhe e ka gjetur pasardhësin e

ANGLI - Liverpool është i prirur të nënshkruajë me Giorgi Mamardashvili për të qenë pasuesi i Alisson në portë për ‘Reds’. Sipas informacioneve të Relevo, këtë javë është planifikuar një takim, ku skuadra angleze ka vënë në tavolinë një ofertë prej 30 milionë eurosh për të marrë portierin 23-vjeçar nga Valencia.

Megjithatë, Giorgi Mamardashvili, një nga sensacionet e portierëve në Euro 2024, duke luajtur për Gjeorgjinë, nuk do të shkonte më në qytetin e Beatles. Liverpool e kupton se një vit në huazim me një ekip të Premier League do të ishte mënyra më e mirë që lojtari të përshtatet me realitetin kërkues të futbollit anglez. Në këtë skenar, Bournemouth nuk do të përjashtonte marrjen e portierit premtues.

Nëse marrëveshja përparon, Liverpool do të ketë kohë për t'i thënë siç duhet lamtumirë  Alisson, i cili konsiderohet një legjendë brenda klubit, pasi ka qenë thelbësor në fitimin e Premier Leagues së vetme në historinë e ‘Reds’, si dhe Ligën e gjashtë të Kampionëve , në 2019. Portieri 31-vjeçar brazilian ka një kontratë deri në vitin 2027.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll