Sport

E FUNDIT/ Legjendari Mircea Lucescu do të jetë trajneri i ri i Rumanisë…

79-vjeçari do të drejtojë skuadrën rumune për herë të dytë në karrierën e tij; Puna e fundit e tij ishte te Dynamo e Kievit, sezonin e kaluar

5 Gusht 2024, 18:11 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Legjendari Mircea Lucescu do të jetë trajneri i ri i

RUMANNI - Pas orëve intensive negociatash, Mircea Lucescu po përgatitet të jetë trajneri i ri i Rumanisë, duke pasuar Eduard Iordanescu, i cili u largua nga posti pas pjesëmarrjes në Euro 2024.

Lajmin e bën të ditur gazeta rumune Gazeta Sporturilor. Ky është një rikthim për trajnerin historik 79-vjeçar, pasi ai kishte drejtuar tashmë skuadrën rumune mes viteve 1981 dhe 1986.

Me 36 trofe të fituar, Mircea Lucescu ishte i lirë në merkato, pas largimit nga komanda teknike e skuadrës ukrainase Dinamo Kiev në sezonin e kaluar.

Rumania nuk është e vetmja kombëtare në CV-në e Mircea Lucescu: ai gjithashtu ka trajnuar Turqinë nga gushti 2017 deri në shkurt 2019.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll