Sport

F.K Kukësi me pronarë të rinj, familja Gjici heq dorë duke shitur 100% të aksioneve

Gjithashtu mësohet se drejtor teknik i klubit verilindor pritet të emërohet ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Renato Arapi, ndërsa drejtori sportiv do të vijë nga Letonia.

6 Gusht 2024, 17:56 Nga S.B
F.K Kukësi me pronarë të rinj, familja Gjici heq dorë duke
Safet Gjici

KUKËS- Familja Gjici ka hequr dorë nga klubi verilindor F.K Kukësi këtë të martë. Sipas SuperSport është arritur një marrëveshje ku familja Gjici i ka shitur të gjitha aksionet dy personave.

Pronarët e rinj të klubit të futbollit janë një i huaj nga Letonia dhe një shqiptar, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende të ditura. Gjithashtu mësohet se drejtor teknik i klubit verilindor pritet të emërohet ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Renato Arapi, ndërsa drejtori sportiv do të vijë nga Letonia.

Pronarët e rinj kanë tashmë 100% të aksioneve, teksa zyrtarizimi i marrëveshjes së kalimit të pronësisë pritet të bëhet më 10 gusht. Marrëveshja për shitjen e aksioneve do të nisë një epokë të re, këtë herë pa familjen Gjici.

Këtë sezon Kukësi do të garojë në Kategorinë e Parë, teksa ambicia e pronarëve të rinj është që ta rikthejnë sërish në elitën e futbollit shqiptar. Nën drejtimin e Safet Gjicit, Kukësi përjetoi një periudhë të artë në futbollin shqiptar, duke fituar trofe dhe duke garuar disa herë në turet eliminatore të kompeticioneve europiane.

kf kukesi safet gjici

Sondazh

Poll