Sport

Luis Enrique gjen ‘Gavin’ për PSG, te këmbët e talentit portugez Joao Neves…

Mesfushori i ri portugez vjen nga Benfica për 70 milionë euro me variablat. Joao Neves është prezantuar si një lojtar i ri i PSG-së.

5 Gusht 2024, 17:47 Nga DOSJA
Luis Enrique gjen ‘Gavin’ për PSG, te këmbët e

FRANCE - Të gjithë e dine, se Luis Enrique është i dashuruar me Gavi në shumë raste. Këtë ai e ka thenë disa here. Për këtë arsye, PSG i ka dhënë një ‘klon’ teknikut spanjol. 

Ky është Joao Neves, i cili vjen në këmbim të 70 milionë eurove, përfshirë edhe variablat. Një shifër që e bën atë shitjen e pestë më të madhe për Benfican, e cila vazhdon të sjellë para në arkat e Da Luz. Eshtë nënshkruar deri në vitin 2029.

Lajmi kryesor, që është rrotulluar gjatë gjithë verës rreth merkatos së PSG-së, kishte të bënte vetëm dhe ekskluzivisht, me zëvendësimin e Kylian Mbappé. Por, paralelisht, Luis Campos i është rikthyer punës në tregun portugez, duke parë suksese me Nuno Mendes apo Vitinha për të përforcuar mesfushën me nënshkrimin e Joao Neves.

"Joao është një nga lojtarët më të talentuar në Portugali dhe në botë. Ai mbërrin në Paris Saint-Germain me shumë pasion dhe është i vendosur të luftojë për fanelën tonë, që është ajo që presim nga të gjithë lojtarët tanë. Ne vazhdojmë të ndërtojmë një ekip i ri fantastik”,- tha Nasser Al-Khelaifi.

Ai është mezi 19 vjeç. Por, pas tij, ai tashmë ka 75 ndeshje për Benfikën dhe ka luajtur nëntë herë me Portugalinë. Në qershor 2023 ai luajti në Kampionatin Evropian U-21, në tetor Roberto Martínez e thirri për herë të parë me kombëtaren dhe në qershor 2024, ai shkoi në Kampionatin e tij të parë Evropian, si lojtari më i ri në skuadrën e Portugalisë.

Largimi i Enzo Fernández te Chelsea në dimrin e 2022 la një boshllëk të madh në motorin e Benficas, të cilin Joao Neves e mbushi në mënyrë të përsosur gjatë gjithë vitit të kaluar, duke treguar një shkallë shumë të lartë pjekurie.

“Është një krenari e madhe për mua të bashkohem me Paris Saint-Germain, një klub shumë ambicioz. Do të jap gjithçka për të ndihmuar bashkëlojtarët e mi, të rriten në këtë klub fantastik dhe të fitojnë shumë tituj”,- komentoi Joao Neves në prezantimin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll