Politike

Ishim paralajmëruar? Flet Sizmiologu grek që hartoi raportin për TAP: Të dhënat i kishit aty (VD)

11 Dhjetor 2019, 11:52 Nga DOSJA
Ishim paralajmëruar? Flet Sizmiologu grek që hartoi raportin për

DITA ka botuar sot faksimile të dy raporteve të TAP dhe SHELL si dhe një hartë-studim të KE. Të tri dokumentat kanë paralajmëruar aktivitetin sizmik të shtuar të rrudhës/çarjes që shkaktoi tërmetin e Durrësit. Asnjë masë nuk u mor pavarësisht se paralajmërimet ishin të vijueshme. DITA shkoi në Selanik të takonte një nga sizmologët që kanë marrë pjesë në hartimin e raportit për TAP dhe njëkohësisht një nga anëtarët e ekipit që përgatiti hartën sizmike të KE.

Spyridon Pavlidis është paleosizmolog, shef katedre dhe profesor prej 40 vitesh në Universitetin e Selanikut.

Ka reputacion të lartë në Europë për studimet mbi sjelljen e tërmeteve bazuar te historiku i tyre. Mediat greke e cituan pas tërmetit atë dhe raportin për TAP si paralajmërues të lëkundjeve sizmike që po afronin në Shqipëri. Profesor Pavlidis e njeh shumë mirë Shqipërinë.

Ka punuar me sizmologjinë e truallit shqiptar prej viti 1989, ka qenë shumë shpesh në Shqipëri. Ka respekt të veçantë për brezin e shkencëtarëve të vjetër shqiptarë, veçanërisht kolegëve Sulstarova, Muço e Aliaj.

“Bëmë hulumtime, por prej tyre i morëm të dhënat për raportin e TAP, prej tyre arritëm në përfundimet që arritëm, aty i keni pasur” – thotë ai gjatë intervistës.

Ironike apo jo?

I kemi pasur por asnjë prej nesh nuk ka patur sy të shohë, as veshë të dëgjojë.

Jemi të lirë të zgjedhim: Mund të vijojmë kështu, deri tërmetin e ardhshëm…

*****

Më poshtë pjesa e parë e intervistës me prof.Pavlidis, marrë nga një ekip xhirimi i DITA, në zyrën e tij në Universitetin e Selanikut.

Intrevistoi Huran Elezi – Pjesa II e intervistës në video mund të ndiqet orët në vijim. Marrë nga Gazeta Dita

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike raporti i tap spyridon pavlidis tragjedia e 26 nëntorit raporti i tap spyridon pavlidis tragjedia e 26 nëntorit

Sondazh

Poll