Politike

Ylli Rakipi ia ‘zbraz’ socialistëve: Rama vishet si profeti Muhamed, shan gazetarët ‘hale’, ‘qenef’ nëpër rrugë

11 Dhjetor 2019, 11:39 Nga DOSJA
Ylli Rakipi ia ‘zbraz’ socialistëve: Rama vishet si profeti

TIRANE- Gazetari Ylli Rakipi ka replikuar me të pranishmit në Komisionin e Medias për paketën Anti-shpifje. Rakipi iu tha socialistëve se Rama vishet si profeti Muhamed, teksa shtoi se dy projektligjet për paketën Anti-Shpifje janë në shkelje me Konventën për të Drejtat e Njeriut.

Mos pëlqimi i kryeministrit është e njohur publikisht dhe e demostron nga mënyrat më të ndryshme.  Ndoshta një pjesë nga ju jeni të kënaqur me daljet e tij, e liderit tonë, që përveç përmbajtjes, demonstron edhe në formë,. Vishet si profeti Muhamed” “Me një gjuhë denigruese, fyese, “qenef”, “hale”, “pusho atë qenin”, “atë analist”, na shan nëpër rrugët e Kasharit.  Projektligjet e medias online kanë frymë fashiste dhe e vendosin median onlinë nën kontrollin e dy institucioneve që i kontrollon qeveria. Ju është dërguar një pr/ligj që ta ktheni në ligj për të ligjëruar urdhrin administrativ të Enver Hoxhës.  Do të ngrihet AKEP dhe AMA e do të marrin vendime për të goditur mediat, sic kërkon lideri ynë suprem.  Urdhri adminsitrativ të vihet mbi vendimin e gjykatës. Këtë po ju kërkohet zotërinj deputetë. Bëjeni, por turpi do të jetë i juaji”, tha Rakipi.

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifjee cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë.

Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni i medias 11 dhjetor 2019 paketa anti shpifje ylli rakipi komisioni i medias 11 dhjetor 2019 paketa anti shpifje ylli rakipi

Sondazh

Poll