Debate tek “Ekonomia”/ Ahmetaj përplaset me Roshin: Mos u bëni qesharak, sot e paske mendjen për sherr
11 Dhjetor 2019, 10:24Nga DOSJA
Tiranë- Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ditën e sotme ka pasur debate mes kreu të këtij komisioni Arben Ahemtajt dhe Artur Roshit. Në këtë komision po diskutohet për projekt- ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Në një moment Ahmetaj i ka theksuar Roshit se sot e ka mendjen për sherr.
Debati i plotë
Arben Ahmetaj: Qetësohu, mos bëj sherr kot se nuk të shkon.
Artur Roshi: Niko, boll Niko, ik se të dëgjuam.
Arben Ahmetaj: Do ta drejtosh komisionin tani.
Artur Roshi: Propozimin e keni bërë ju, çoje për votimin tani.
Arben Ahmetaj: Po nuk ka rëndësi. Zoti deputet, këtë e di unë, ti po të duash ik, po deshe rri. Ti ke detyrën tënde.
Artur Roshi: Jo mo se nuk e di vetëm ti, se ti deputet si mua je.
Arben Ahmetaj: Po, patjetër por nismën e kam bërë unë.
Artur Roshi: Po, patjetër vazhdo
Arben Ahmetaj: Po ti pse ndërhyn?
Artur Roshi: Ç’punë ka ai këtu, nismën e ka bërë deputeti.
Arben Ahmetaj: Më fal, e ka thirrur komisioni.
Artur Roshi: Por për çfarë?
Arben Ahmetaj: Zoti Roshi, sot e paske ditën e sherrit.
Artur Rushi: Ta kam thënë disa herë mos bëj rolin e mistrecit.
Arben Ahmetaj: Të lutem, se nuk më takon mua të bëj rolin e mistrecit, unë jam drejtuesi i komisionit. Këto janë muhabete tavolinash.
Artur Roshi: Po e ule nivelin ashtu do bëjmë, çfarë do bëjmë.
Arben Ahmetaj: Ore mos zëvendëso njërin që ka qenë këtu dhe u bë qesharak.
Artur Roshi: Qesharak jeni ju që nuk respektoni njerëzit.
Arben Ahmetaj: Niko vazhdo shpjegimin.
Artur Roshi: Nuk e dua unë shpjegimin e Nikos.
Arben Ahmetaj: Ore e di unë, nuk e di ti atë punë, jam unë kryetar. Ti po nuk do ta dëgjosh vazhdo.
Artur Roshi: O Niko ke një lloj logjike ti apo s’ke.
Arben Ahmetaj: Ç’punë ke me Nikon ti, je në terëzi apo jo?!
Artur Roshi: Ligjin e ke propozuar ti, çfarë të sqarojë Nikua.
Arben Ahmetaj: Është autoriteti fiskal, do mbajë qëndrim mor zotëri.
Artur Roshi: Çfarë qëndrim?
Arben Ahmetaj: E dinë ata mo, pse unë ja detyroj qëndrimin?!
Artur Roshi: E propozove ti ligjin. Kur të duash ti flet edhe për qeverinë, edhe për komisionin, flet për të gjitha.
Arben Ahmetaj: Patjetër për këtë jam
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Dosja.al siguron shkresën e dorëheqjes që ish-kreu i AKEP, Ilir Zela i ka dërguar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Teksa e falenderon për ...
TIRANË– Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median ka nisur punimet mbi 2 projektligjet e Paketës Anti-shpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama. M...
Tiranë- Për tërmetin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të shprehin solidaritetin e tyre.Në konferencën e sotm...
TIRANE- Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës për 4 orë resht, për padinë e ngritur ndaj tij nga pr...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me pretencën e Prokurorisë për 1.6 vite burg për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianjin për ...
DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një mbledhje ku ka marrë dy vendime për situatën që është krijuar në qytet pas tërmet tragjik të 26 n...
TIRANË– Gazetari Çim Peka ka ftuar në emisionin e tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën. Teksa bënte “monologun” hyrës për pjesën ...
TIRANË- Aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anuluar. Ky vendim është marrë nga Basha dhe të gjitha...
TIRANË– Gazetari Çim Peka ka ftuar në emisionin e tij në Syri Tv, presidentin e Republikës, Ilir Metën. Teksa Meta po fliste për momentet e para kur...