Tërmeti dhe ‘Anti KÇK’, Di Maio vjen në Shqipëri, konferencë me Ramën, kryeministri: Kemi mbështetjen e Italisë. Min
11 Dhjetor 2019, 11:12Nga DOSJA
SHQIPËRI– Ministri i i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio vizitoi sot Shqipërinë, 20 ditë pas tragjedisë së 26 nëntorit. Fillimisht Di Maio takoi nga afër të 300 nga banorë të prekur nga tërmeti, të cilët provizorisht janë strehuar në kampin e ngritur nga emergjencat e Mbrojtjes Italiane në Vorë.
I shoqërua nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ministri italian firmosi dokumentat e nevojshme për dhurimin e pajisjeve të ndryshme nga emergjencat civile italiane, të cilat do të menaxhohen nga qeveria shqiptare për përballimin e rasteve të tjera latastrofike.
Më pas Di Maio zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, me të cilin mbajti edhe një konferencë të shkurtër, të përbashkët për mediat. Rama, shprehu edhe një herë mirënjohjen për ndihmën që Italia dha në përballimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit në vend.
Ndër të tjera, shtoi se Italia e mbështet qeverinë shqiptare në lidhje me ligjin e ri “Anti KÇK”, që pritet të gjejë zbatim së shpejti.
Nga ana tjetër, ministr italian Di Maio tha se Italia është e gatshme për ta ndihmuar Shqipërinë, në proçesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik.
“Arsyeja pse ndodhem këtu është për thelluar miqësinë ndër vite. Dua të shpreh solidaritetin e palës italiane pas tërmetit targjik të 26 nëntorit. Unë pata rastin të vizitpj një kamp të çadrave, i cili është ngritur nga forcat italiane. Me këtë frymë unë i theksova kryeministrit mbështetjen e Italisë për rrugëtimin për në BE. Përsa i përket planitt dy palësh, Italia është partneri i parë tregtar me Shqipërinë,”– shtoi Di Maio.
Pas takimit me kryeministrin, ministri italian Di Maio zhvilloi një bisedë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, tek rezidenca e ambasadorit italian. Pas këtij takimi, Basha falenderoi ministrin italian për mbështetjen e dhënë nga qeveria italiane, për të prekurit nga tërmeti.
Kryedemokrati shtoi gjithashtu se tragjedia e 26 nëntorit dëshmoi sesa i papërgatitur është shqiptar, tesksa shtoi se qeveria e ka për detyrë të anulojë kontratat me oligarkët, për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Tashmë pritet që ministri i i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio të zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook për 29- vjetorin e themelimit të PD-së ka deklaruar se kjo parti është kthy...
Tiranë- Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ditën e sotme ka pasur debate mes kreu të këtij komisioni Arben Ahemtajt dhe Artur Roshit. Në këtë komision po d...
TIRANË- Dosja.al siguron shkresën e dorëheqjes që ish-kreu i AKEP, Ilir Zela i ka dërguar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Teksa e falenderon për ...
TIRANË– Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median ka nisur punimet mbi 2 projektligjet e Paketës Anti-shpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama. M...
Tiranë- Për tërmetin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të shprehin solidaritetin e tyre.Në konferencën e sotm...
TIRANE- Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës për 4 orë resht, për padinë e ngritur ndaj tij nga pr...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me pretencën e Prokurorisë për 1.6 vite burg për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianjin për ...