Rama braktis takimin, laçjanët e ‘mbysin’ duke i kërkuar llogari për shtëpitë, kryeministri largohet duke mërmëritur
11 Dhjetor 2019, 11:16Nga DOSJA
LAÇ– Kryeminsitri Edi Rama është detyruar të largohet nga takimi që po zhvillonte me banorët në Laç. Teksa të gjithë po i kërkonin llogari dhe shumë pej tyre ngritën zërin, Rama u shpreh se nuk kishte më kohë pasi e priste ministri italian Di Maio.
Rama u ngrit nga karrigia në lokalin ku ishte ulur, me pronarin e të cilit kishte debate të forta, pasi kryeministri e quajti ‘oligark’. Teksa tentoi të dilte nga dera, të gjithë banorët e Laçit nuk i ndaheshin nga pas dhe vazhdonin të flisnin për problemet që kishin pas tëmretit të 26 nëntorit.
“Ika, se më pret ministri italian. Po çfarë keni mor Zot, më çmendët,”– dëfgjohet të thotë Rama gjitha kohës teksa largohet nga grumbulli i banorëve.
Kryeministri Edi Rama ka braktisur takimin me banorët e Laçit të cilët janë prekur nga tërmeti I 26 nëntorit 2019. Në një formë që nuk i kishte ndodhur Ramës asnjëherë në takimet me popullit që trasmetohen ‘live’ në ERTV, kryeministri u detyrua të largohej nga takimi me pretekstin se e pret ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, ndërkohë që banorët vijuan t’a ndiqnin deri në dalje për t’i kërkuar shpjegime për zgjidhjet. Në Laç, siç mund të shihet edhe në video, kryeministri nuk ia doli dot me batuta.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik,pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.
Shqipëria ka marrë ndihma të shumta nga disa vende, si Italia, Greqia etj.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHQIPËRI– Ministri i i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio vizitoi sot Shqipërinë, 20 ditë pas tragjedisë së 26 nëntorit. Fillimisht Di Maio takoi ...
Tiranë- Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook për 29- vjetorin e themelimit të PD-së ka deklaruar se kjo parti është kthy...
Tiranë- Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ditën e sotme ka pasur debate mes kreu të këtij komisioni Arben Ahemtajt dhe Artur Roshit. Në këtë komision po d...
TIRANË- Dosja.al siguron shkresën e dorëheqjes që ish-kreu i AKEP, Ilir Zela i ka dërguar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Teksa e falenderon për ...
TIRANË– Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median ka nisur punimet mbi 2 projektligjet e Paketës Anti-shpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama. M...
Tiranë- Për tërmetin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të shprehin solidaritetin e tyre.Në konferencën e sotm...
TIRANE- Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës për 4 orë resht, për padinë e ngritur ndaj tij nga pr...