Politike

Ministri i Jashtëm italian: Mbështesim fuqimisht Shqipërinë për çeljen negociatave me BE-në

11 Dhjetor 2019, 11:20 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm italian: Mbështesim fuqimisht Shqipërinë

Vorë- Nga Vora, ku bëri pa gjendjen e banorëve të prekur nga tërmeti, ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, ndër të tjera theksoi se Italia mbështet Shqipërinë në rrugën e Bashkimit Europian.

“Një përqafim për të gjithë të prekur nga tërmeti. Italia do ju mbështesë për rindërimit e banesave. Ne do të jemi pranë popullit shqiptar në këto ditë. Italia është vendi i parë europian që e mbështet Shqipërinë në rrugën e saj Europiane. Integrimi në BE do t’i japë mundësi të mëtejshme sipërmarrjeve italiane që punojnë në Shqipëri, duhet ofruar mundësi të reja edhe për rritjen ekonomike të vendit. BE në mënyrë të natyrshme duhet të përqafojë vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe ne do të punojmë edhe vendet që janë skeptike. Mbështesim fuqimisht Shqipërinë për çeljen negociatave me BE-në. Mbështetjen për tërmetin do ja paraqes edhe kryeministrit të vendit dhe presidentit në takimin që kam me ta. “, u shpreh ai në një prononcim për mediet.

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ishte sot për vizitë në kampin e Vorës. Luigi Di Maio tha se  Italia do ju mbështesë për rindërimit e banesave që u prekën nga tërmeti. Po kështu ai nënshkroi edhe marrëveshjen për dhurimin e materialeve të emergjencës

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luigi di maio ministri italian viziton shqiperine luigi di maio ministri italian viziton shqiperine

Sondazh

Poll