Politike

VIDEO/ “Më ke djeg nusen”, Rama përzë të moshuarin nga takimi në Laç: Ik, na lër të qetë, nusja ta kërkojë vetë

11 Dhjetor 2019, 11:01 Nga DOSJA
VIDEO/ “Më ke djeg nusen”, Rama përzë të

LAÇ– Rama është përplasur me një burrë, i cili gjatë vizitës së kryeministrit në Laç, i ka kërkuar punë për nusën. I moshuari shprehet se është socialist, dhe demokratët i quan ‘të qelbur’ teksa shton se i kanë hequr nusen nga puna.

Pjesë nga debati

Burri: Jam socialist, demokratët e qelbur më kanë hequr nusen nga puna…

Rama: Lëre këtë muhabet tani

Burri: Më ke djeg nusen, ma ke heq nga puna nusen dhe është në shtëpi

Rama: O zotëri të lutem shumë mbylle këtë muhabet, unë nuk heq njëri nga punë. Lëri këto, demokrat i qelbur, demorkat kështu e ashtu.

Burri: Është pa bukë, o kryeministër, është pa bukë! Ka fëmijë dhe ka ngelur pa puna

Rama: A ka mundësi ta mbyllësh tani? Ik e largohu na lër rehat. Lëri këto muhabet, unë po them nuk heq njeri nga puna e nuk fus njeri në punë. S’kam ardhur për nusen tënde këtu.

Burri: Po të them që është pa bukë

Rama: Nusja të dalë ta gjejë vetë punë, jo të dalë vjehrri të kërkojë punë për nusen.

Kryeministri Edi Rama ka braktisur takimin me banorët e Laçit të cilët janë prekur nga tërmeti I 26 nëntorit 2019. Në një formë që nuk i kishte ndodhur Ramës asnjëherë në takimet me popullit që trasmetohen ‘live’ në ERTV, kryeministri u detyrua të largohej nga takimi me pretekstin se e pret ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, ndërkohë që banorët vijuan t’a ndiqnin deri në dalje për t’i kërkuar shpjegime për zgjidhjet. Në Laç, siç mund të shihet edhe në video, kryeministri nuk ia doli dot me batuta.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë. Shqipëria ka marrë ndihma të shumta nga disa vende, si Italia, Greqia etj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama ne lac rama ne lac

Sondazh

Poll