“Dilni jashtë ore”, Rama ndeshet me duhanpirësit në lokalin në Laç: Po shkelni ligjin, ç’a bëni kshu (VD)
11 Dhjetor 2019, 10:39Nga DOSJA
LAÇ– Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Laç. I shoqëruar nga një tufë banorësh, Rama ka zgjehdur të futet në një prej lokaleve që është dëmtuar nga tërmeti, pronarin e të cilit e quajti me humor ‘oligark’.
Mirëpo sapo është futur në lokal, Rama vuri re tymin dhe i akuzoi të pranishmit për shkelje ligji.
Pjesë nga biseda
Rama: Nuk pihet cigare mrena ça bëni kshu?
Gruaja: Kanë hyrë pa leje kryeministër, kanë hyrë pa leje. Janë hapur dyert se tërmeti…mirëseerdhët njëherë në lokalin tonë.
Rama: O zotëri nuk pihet duhan këtu, hiqe atë se është shkelje ligji. (u drejtohet disa djemve në derë) a ka mundësi të dilni pak jashtë se e bëtë këtu, dilni nuk pihet cigare këtu!
Gruaja: Jojo, cigarja nuk lejohet.
Kryeministri Edi Rama ka braktisur takimin me banorët e Laçit të cilët janë prekur nga tërmeti I 26 nëntorit 2019. Në një formë që nuk i kishte ndodhur Ramës asnjëherë në takimet me popullit që trasmetohen ‘live’ në ERTV, kryeministri u detyrua të largohej nga takimi me pretekstin se e pret ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, ndërkohë që banorët vijuan t’a ndiqnin deri në dalje për t’i kërkuar shpjegime për zgjidhjet. Në Laç, siç mund të shihet edhe në video, kryeministri nuk ia doli dot me batuta.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik,pasi humbën jetën 51 persona,mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë. Shqipëria ka marrë ndihma të shumta nga disa vende, si Italia, Greqia etj.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ditën e sotme ka pasur debate mes kreu të këtij komisioni Arben Ahemtajt dhe Artur Roshit. Në këtë komision po d...
TIRANË- Dosja.al siguron shkresën e dorëheqjes që ish-kreu i AKEP, Ilir Zela i ka dërguar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Teksa e falenderon për ...
TIRANË– Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median ka nisur punimet mbi 2 projektligjet e Paketës Anti-shpifje të propozuar nga kryeministri Edi Rama. M...
Tiranë- Për tërmetin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të shprehin solidaritetin e tyre.Në konferencën e sotm...
TIRANE- Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës për 4 orë resht, për padinë e ngritur ndaj tij nga pr...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me pretencën e Prokurorisë për 1.6 vite burg për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianjin për ...
DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një mbledhje ku ka marrë dy vendime për situatën që është krijuar në qytet pas tërmet tragjik të 26 n...
TIRANË– Gazetari Çim Peka ka ftuar në emisionin e tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën. Teksa bënte “monologun” hyrës për pjesën ...