Politike

Të prekurit nga tërmeti në Laç “çmendin” Ramën, Kryeministri largohet nga takimi: Më mbytët, më pret ministri itali

11 Dhjetor 2019, 10:37 Nga DOSJA
Të prekurit nga tërmeti në Laç

LAÇ- Kryeministri Edi Rama ka braktisur takimin me banorët e Laçit të cilët janë prekur nga tërmeti I 26 nëntorit 2019. Në një formë që nuk i kishte ndodhur Ramës asnjëherë në takimet me popullit që trasmetohen ‘live’ në ERTV, kryeministri u detyrua të largohej nga takimi me pretekstin se e pret ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, ndërkohë që banorët vijuan t’a ndiqnin deri në dalje për t’i kërkuar shpjegime për zgjidhjet.

Në Laç, siç mund të shihet edhe në video, kryeministri nuk ia doli dot me batuta. Banorët kërkuan një për një shpjegim dhe zgjidhje, kur do të hyjnë në banesa, çfarë do të bëhet me papunësinë, varfërinë në zonë, dhe ndihmën për familjet që janë prekur nga tërmeti. Kryeministri humbi disa herë qetësinë duke iu kërkuar banorëve të pushojnë, pasi sipas tij çdo gjë kërkon kohë, dhe pasi pa që nuk ia doli dot t’i qetësonte ai u largua duke iu thënë se me kërkesat e tyre do të merret stafi.

 

(F.g/dosja.al)

ZHVILLIMET NGA TAKIMI I RAMËS NË LAC

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banoret e lacit edi rama termeti i 26 nentorit banoret e lacit edi rama termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll