Politike

4 orë në Prokurori/ Dvorani ‘thumbon’ Metën: Dëshmova faktet, hetimi s’zhvillohet në media, jo filma artistikë me me

11 Dhjetor 2019, 07:25 Nga DOSJA
4 orë në Prokurori/ Dvorani ‘thumbon’ Metën:

TIRANE- Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës për 4 orë resht, për padinë e ngritur ndaj tij nga presidenti Ilir Meta, lidhur me procedurën e ndjekur me emërimet e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese. Pas dëshmisë, për mediet Ardian Dvorani ka deklaruar, se para prokurorëve ka dëshmuar faktet. Ai theksoi se hetimet për çështjet bëhen në prokurori dhe jo në media. Duke “thumbuar” Metën ai u shpreh se “institucionet nuk është mira që t’i shtrojnë çështjet ligjore me filma artistike, me metrazh të shkurt, apo të gjatë, por në rrugë institucionale.”

Dvorani u paraqit në Prokurori pa praninë e një avokati mëngjesin e sotëm,  i qeshur dhe me duar në xhepa. Para dëshmisë, kreu i KED-së u shpreh se do të paraqitej në këtë institucion për respekt të ligjit, ndërkohë që mësohet se brenda kësaj jave merren në pyetje nga Prokuroria edhe anëtarët e KED-së. 

Presidenti Ilir Meta dha dje dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, ku tha se shpreson që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm. Meta publikoi edhe një video shpjeguese ku sipas tij vërtetohet sesi u përdor Ardian Dvorani. Video e publikuar nga Meta është një spot shpjegues, përmbledhës ku kreu i shtetit, rendit procedurën dhe shkeljet që sipas tij ka bërë Dvorani.

Padia e Metës ndaj Dvoranit:

Padia e Presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit është bërë në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Ilir Metës, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta kërkon nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve, ndërsa kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Një padi për Dvoranin ka paralajmëruar dhe Avokati i Popullit në lidhje me emërimet në e gjyqtarëve në Kushtetuese.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta meta publikon spotin e pare padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani ilir meta meta publikon spotin e pare padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll