Politike

Tërmeti/ Zyrtarja e SHBA-së: Amerika bashkë me ju në këto kohë të vështira(VD)

11 Dhjetor 2019, 09:35 Nga DOSJA
Tërmeti/ Zyrtarja e SHBA-së: Amerika bashkë me ju në

Tiranë- Për tërmetin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të shprehin solidaritetin e tyre.

Në konferencën e sotme të Çeljes së Ministerialit të Mbrojtjes të SHBA – ‘Karta e Adriatikut’,  në fjalën e saj Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Laura Cooper deklaroi se SHBA janë miq të Shqipërisë dhe do të jenë bashkë në kohë të vështira. Ajo theksoi më tej se këto javë kanë qenë të vështira për shqiptarët.

“Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë  afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit. Kjo na sjell në këtë seancë të A5. Pavarësisht nga ky tërmet që ndodhi në patëm mundësi të takohemi dhe shoh që kemi shumë miq në këtë tryezë.” tha  Laura Cooper.

Ndërsa, ministrja Xhaçka falenderoi ministrat e Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A-5, duke thënë se roli i bashkëpunimit dhe solidaritetit  është më i fortë kur jemi të bashkuar.

“Pata rastin t’ju shpreh atyre edhe personalisht falënderimet për të gjithë ndihmën e mbështetjen që na ofruan që në çastet e para që pasuan atë tragjedi“, u shpreh Xhaçka.

Shqipëria kët¡ vit mbajti kryesimin e “Kartës së Adriatikut (A5)”.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit.

J.V, A.M/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike laura cooper misioni i shqiperise olta xhacka tragjedia e 26 nentorit 2019 laura cooper misioni i shqiperise olta xhacka tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll