Politike

Majko ftesë PD-së për dialog: S’është për foto por për njerëzit. Përgjigjet Paloka: E zbatuat dhe pikën e dytë të

9 Dhjetor 2019, 14:31 Nga DOSJA
Majko ftesë PD-së për dialog: S’është për

TIRANE- Deklaratës së Partisë Demokratike se shqiptarët e prekur nga tërmeti duan përmbushje të kërkesave dhe jo album fotografish Rama-Basha, iu përgjigjet socialisti Pandeli Majko. Ministri për Diasporën ka ripërsëritur ftesën për të dialoguar me opozitën.

“Si Parti Socialiste i kemi bërë ftesën PD-së dhe kjo nuk bëhet vetëm për të realizuar një fotografi.  Është shumë e nevojshme, edhe për njerëzit e traumatizuar, me parimin që shumë mendje janë më shumë sesa disa mendje”. Kjo histori nuk duhet të përdorur për histori përfitimesh politike”, deklaroi Majko, për A2 CNN.

Majko nuk kurseu as kritikat ndaj qeverisë: “Ajo që po bën Qeveria ndoshta nuk është gjeja me e zgjuar e mundshme, por ajo po bën atë që mundet, edhe përtej mundësive financiare”,-tha Majko.

Ministri tha se palët duhet të ulen në dialog. “Ajo që kërkohet është që palët politike të ulen dhe të krijojnë një plan veprimi të përbashkët.  Politika ka nevojë të ndryshoi pak lëkurë, nëse ka mundësi,  në kushtet kur vendi është goditur nga tre tërmete në një vit”.-tha Majko. 

Ndërkohë pas kësaj përgjigje të Majkos, ka ardhur një tjetër reagim nga Partia Demokratike. Nënkryetari i kësaj partie, Edi Paloka në një reagim në Facebook shkruan se sot dhe një tjetër nga rekomandimet e Bashës është pranaur nga qeveria.

Paloka kujton thirrjen e Bashës për 500 inxhinierët të duhet të ishin në terren dhe e krahason me urdhrin e Ramës për nisjen e punës për verfikimet e dëmeve nga të gjithë inxhinierët që janë në Shqipëri.

“Ja dhe rekomandimin e dyte te Lulzim Bashes e vuri ne zbatim , 500 inxhinieret i paska gjetur per ti nxjerre ne terren.  Tani , nga tre pikat qe rekomandoi Basha ka mbetur vetem e treta ; 150 milion eurot qe ke parashikuar ne buxhet per 10 oligarke, kaloi per t’ju rikthyer jeten normale qindra mijera familjeve te demtuara e traumatizuara dhe pastaj mund te marresh gjithe “meritat”. Nje mbledhje “parlamenti” e ke, ju a heq oligarkeve dhe ja kalon shqiptareve qe kane mbetur rrugeve ne mes te dimrit. Ne fund te fundit parate qe ju ke grabitur po ju kthen…apo kjo pika e trete te dhemb shume? Te leshosh tek parate dhe pushteti per te lehtesuar sado pak jeten e shqiptareve, per ty eshte te kerkosh shume…?!”, shkruan Paloka.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se PD është e mirëpritur në tryezën e diskutimeve, në lidhje me zgjidhjet që duhen ndërmarrë për situatën e tërmetit. Replikën Basha ia kaloi Palokës, i cili në emër të demokratëve tha se qeveria duhet të plotësojë të gjitha kushtet për të prekurit, dhe se propaganda qeveritare nuk mund të përfshijë edhe opozitën.

(F.G/ A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu rama basha edi rama lulzim basha pandeli majko rama ftese opozites dialogu rama basha edi rama lulzim basha pandeli majko rama ftese opozites

Sondazh

Poll

Politike 9 Dhjetor 2019, 11:09

DURRËS- I shoqëruar me një grup ekspertësh izraelitë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në inspektimin e disa banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit...