Politike

Pas Kosovës edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobel për Peter Handke/ Cakaj: Mohoi gjenocidin

9 Dhjetor 2019, 11:45 Nga DOSJA
Pas Kosovës edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobel për

SHQIPERI- Tirana zyrtare bojkoton zyrtarisht ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel të letërsisë për Peter Handke, lauretin e këtij viti, shpallur nga Akademia Suedeze në Stokholm. Thirrjes së homologut kosovar, Behgjet Pacolli, i cili bëri thirrje që Shqipëria të bashkohej me Kosovën, iu përgjigj sot, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Cakaj thotë se ambasadori shqiptar në Suedi, do të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken, i cili njihet si adhurues i Millosheviçit. Sipas tij, shpërblimi i Handkes, një mohues i genocidit, edhe përmes veprave letrare,  barazon dhe ul përgjegjësinë e atyre që kanë bërë krime lufte.

Reagimi i plotë i Cakajt:

Duke qenë thellësisht të bindur se arsyetimi dhe lavdërimi i krimeve të luftës është pengesë për shpirtin e pajtimit që duhet të mbizotërojë në rajon, ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken. Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit. Ndaj, Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi. Përkushtimi ynë, ndërkaq, do të vazhdojë për promovim të marrëdhënieve të mira fqinjësore bazuar në vlerat e patjetërsueshme të së vërtetës dhe në përputhje me kërkesat më të larta të drejtësisë.

Vetë Handke, dy ditë më parë, iu sul gazetarit amerikan, Peter Mass, i cili e pyeti nëse e njihte masakrën e Srebenicës. Handke iu përgjigj duke i thënë se “më mirë preferoj një letër higjienike nga një anonim me kaligrafi me jashtëqitje, sesa pyetjet tuaja boshe dhe injorante”.

Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2018 dhe 2019 iu dha dy lauretëve, Olga Tokarczuk dhe Peter Handke. Dhënia e këtij çmimi për austriakun Handke është pasuar me reagime të ashpra dhe kritika të fortanë Shqipëri, Kosovë, Evropë e SHBA. Kjo sepse shkrimtari austriak është konsideruar si adhurues i Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cmimi nobel për letersi gent cakaj peter handke cmimi nobel për letersi gent cakaj peter handke

Sondazh

Poll

Politike 9 Dhjetor 2019, 11:09

DURRËS- I shoqëruar me një grup ekspertësh izraelitë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në inspektimin e disa banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit...

Politike 8 Dhjetor 2019, 17:37

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini dha urdhër që të gjithë nxënësit t’u riktheheshin shkollave normalisht më datë nëntë dhjetor (ditën e nesërme), pa...