Politike

Paketa për Rimëkëmbjen e Biznesit/ Basha rendit 5 pikat: Të ndalojmë ‘dimrin ekonomik’ në Durrës

9 Dhjetor 2019, 13:47 Nga DOSJA
Paketa për Rimëkëmbjen e Biznesit/ Basha rendit 5 pikat: Të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ,Lulzim Basha i ka kujtuar edhe njëherë ditën e sotme, kryeministrit Rama 5 propozimet që duhet të marrë parasysh, përsa i takon zonave të prekura nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Në një postimi në ‘Facebook’, Basha shprehet se tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në Durrës, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të ndalë ‘dimrin ekonomik’, siç e quan ndryshe ai, në qarkun e Durrësit.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama për tërmetin e 26 nëntorit, iu drejtua sërish kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke i propozuar të takohen. PD në një përgjigje zyrtare për ftesën e Ramës për dialog, shprehet se shqiptarët nuk kanë nevojë për pasurimin e albumit fotografik të kryeministrit me Bashën në një tryezë, por ata duan ndihmë. 

(a.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha propozon 5 pikat per termetin lulzim basha paketa per rimekembjen tragjedia e 26 nentorit 2019 basha propozon 5 pikat per termetin lulzim basha paketa per rimekembjen tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 9 Dhjetor 2019, 11:09

DURRËS- I shoqëruar me një grup ekspertësh izraelitë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në inspektimin e disa banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit...