Politike

Erdogan jep premtimin: Maksimumi për 1 vit mbyllen rindërtimet pas tërmetit (VD)

8 Dhjetor 2019, 13:51 Nga DOSJA
Erdogan jep premtimin: Maksimumi për 1 vit mbyllen rindërtimet pas

TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar para gazetarëve se maksimumi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti, do të zgjasë deri në një vit. Erdogan u shpreh se një pjesë do ndërtohen me çelik, ndërsa pjesa tjetër shtëpi normale.

Sa i përket ndërtimeve të banesave kanë filluar punimet atje. Të gjitha ekipet i kemi andej. Jemi në kontakt me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri. Mezi pres që të vendosin për vendin e ndërtimeve që të fillojnë sa më shpejtë. Një pjesë do ndërtohen me çelik, ndërsa pjesa tjetër shtëpi normale. Ministri më tha që për 6 muaj është e kryer, por unë them brenda ose maksimumi për një vit kryhen ndërtimet. Për shkak të ftohtësisë së dimrit kemi vendosur që të ngremë edhe çadra speciale për dimër, i kemi dhënë urdhër gjysmëhënës së Turqisë e më pas ushtria do i dërgojë që të ndihmojmë popullin që janë pa shtëpi”, tha Erdogan.

A besoni se do i përgjigjen thirrjes së kryeministrit edhe vende të tjera?

“Edhe kryeministri bëri thirrje, por pastaj e përsërita unë edhe një herë. Do kemi takime të shpeshta me të dhe do ta ndjekim dhe shpresoj të marrim edhe prej andej përgjigje pozitive”, u përgjigj presidenti Erdogan.

Rama në Turqi takohet me Erdogan, merr pjesë në konferenca e investitorëve myslimanë. Kryeministri kërkon ndihmë financiare për dëmet e tërmetit. Nuk mungon falënderimi i tij për Turqinë, e cila na u gjet pranë në ditët e vështira pas tërmetit tragjik.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama konferenca e investitorëve myslimanë recep tayyip erdoğan edi rama konferenca e investitorëve myslimanë recep tayyip erdoğan

Sondazh

Poll