Politike

“Nuk i fshiheni dot popullit”/ Rudina Hajdari sulmon Ramën: Tragjedia e familjeve në Thumanë e Durrës, s’mbulohet me a

5 Dhjetor 2019, 16:04 Nga DOSJA
“Nuk i fshiheni dot popullit”/ Rudina Hajdari sulmon Ramën:

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka sulmuar kryeminstrin Edi Rama, duke u shprehur se sjellja e tij është shumë arrogante, si me qytetarët, ashtu edhe me opozitën në parlament. Në një reagim në Twitter, Hajdari shkruan se tragjedia që po kalojnë familjet në Thumanë e Durrës, nuk mund të mbulohet me arrogancë nga ana e kryeministrit. Sipas saj, Rama nuk mund t’i fshihet popullit.

“Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari. Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti.

Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë. Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit”, shkruan Rudina Hajdari.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rudina hajdari tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama rudina hajdari tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 5 Dhjetor 2019, 10:03

DURRËS– Kruyeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me Komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic. Të shoqëruar nga delegacio...

Politike 5 Dhjetor 2019, 11:03

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me banorët në Durrës. Njëri prej tyre i ka thënë shefit të qeverisë se një nga godinat “është e kohës së ...