Politike

5 Dhjetor 2019, 11:03 Nga DOSJA

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me banorët në Durrës. Njëri prej tyre i ka thënë shefit të qeverisë se një nga godinat “është e kohës së Saliut”. Rama ia ktheu me shpoti: Se mos erdhi Sala këtu me kazmë me e bërë, leri këto histori“.

Batutat e Rames me banoret:

Rama: O zemër lerë punën e ekspertëve
Banorja: Ka mundësi të vini ta shikoni?
Rama: Jo se nuk jam ekspert
Banorja: Kemi punuar 25 vite për atë shtëpi
Rama: E di por tërmeti erdhi pa na pyetur
Banorja: Unë nuk po them se e keni fajin ju
Rama: Po të ishte ashtu ishte kollaj, se ikja unë edhe zgjidhjen kjo punë
Banorja: Dëmin e kemi shumë të madh
Rama: O zemër kjo nuk është cështja jote, mua më intereson që natën të mos e kaloni jashtë. Ku ndenje mbrëmë?
Banorja: Te vëllai
Rama: Atje rri deri kur të vijnë ekspertët që të vendosin nëse bëhet apo jo.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të 26 nëntorit.  Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll