Politike

Përlotet Belinda Balluku në Kuvend: Të prekurit s’mund të harrojnë as dhimbjen as humbjen… (VD)

5 Dhjetor 2019, 12:02 Nga DOSJA
Përlotet Belinda Balluku në Kuvend: Të prekurit s’mund

Tiranë-Në seancën e sotme të Kuvendit është përlotur ministrja Belinda Balluku teksa ka folur për tërmetin e 26 nëntorit. Ajo është shprehur se njerëzit atje nuk e harrojnë dot dhimbjen edhe pse koha kalon.

“Por duhet një program për të akomoduar dhe për të krjuar njerëz që kanë nevojë për një jetë të re, njerëz që kanë nevojë për një për të harruar. Por jam e sigurt se ata nuk do të arrijnë të harrojnë as dhimbjen as humbjen dhe jo vetëm ata që kanë humbur fëmijët e tyre,motrat nënat baballarët por edhe ata që kanë humbur fqinjët e tyre. Mua më është dashur të ndaj me ta momente të cilat nuk thuhen me fjalë, ndaj i dashur deputet ka një kohë për mort për hidhërim.”, u shpreh ajo teksa u përlot.

Më tej ministrja shtoi: Opozita duhet të ketë fytyrën e Edlirës. Opozita është aty për të bërë dialog, ndaj duhet të ketë fytyrën e Edlirës. Është shumë e lehtë që secili prej jush të dalë dhe të thotë se çfarë u bë gabim por nuk e di si është të dalësh përpara Ramën Lalës, i vetmi i mbijetuar nga familja Lala. Ne nuk hahemi dot me Zotin. Asnjë ndërtesa nuk do hidhet. Mos është koha të mendojmë për rindërtimin. Jemi këtu për t’u ngritur nga hiri si Feniksi. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë për rindërtuar shpirtin e Shqipërisë. Nuk janë 51 ata që kanë vdekur. Na është goditur shpirti.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku tragjedia e 26 nentorit 2019 belinda balluku tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 5 Dhjetor 2019, 11:03

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me banorët në Durrës. Njëri prej tyre i ka thënë shefit të qeverisë se një nga godinat “është e kohës së ...