Politike

“Dhe aq fukara nuk je”, Rama batuta me qytetarin në Durrës, tenton ‘t’i marr’ çantën: E paske Xhorxho Armani (VD)

5 Dhjetor 2019, 11:41 Nga DOSJA
“Dhe aq fukara nuk je”, Rama batuta me qytetarin në

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka takaur qytetarë të cilët i janë ankuar, pasi nuk kanë marrë ndihma pas tërmetit. Edhe pse qytetarët kanë qenë të revoltuar sërish Rama ka gjetur kohën për batuta me ta.

Kreu i qeverisë teksa po fliste me njërin prej tyre, i mori çantën dhe i tha se e ksihte Xhorxho Armani, gjë që shkaktoi dhe hilaritet tek të pranishmit.

BATUTAT E PLOTA

Qytetari: Kjo ishte një fatkeqësi që na i dha zoti.

Rama: Ta dha zoti, por duhet të nxjerrim dhe ndonjë mësim nga kjo gjë, nuk është keq ëëë? Mos me e harru këtë?

Qytetari: Mos me e harru zengjinat se në fukarenjtë…

Rama: Jo zengjinat jo, të gjithë mos me harru.

Qytetari: Unë them zengjinat…

Rama: Shumë nga ata që e kanë pësuar që i kanë hedur të gjitha kursimet i kanë hedhur për një shtëpi, por i kanë ndërtuar me tela bunkerësh, por nuk bëhet me tele bunkerësh kjo.

Qytetari: Nuk e di, por kjo është një tragjedi.

Rama: Dhe kaq  fukara nuk je ti, se çantën e paske Xhorxho Armani. (shkon i merr çantën dhe tenton t’ja hap)

(Qytetari nuk e lejon ta hap) Rama: Lere, lere, lere.

Qytetari: Hape.

Rama: Nuk hap gjë jo.

Qytetari: Hape

Rama: Mos u anko, ke dal ta mbyshësh sot gjatë ditës. Për ç’a e mban?

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, i shoqëruar nga Komisioni për Krizat në BE, Janez Lenarcic. Rama tha se shumë shpejt do të jetë fatura e të gjithë dëmeve. Komisioneri i BE, u shpreh se ai është në Shqipëri për të treguar solidaritet. Rama gjatë visitës ka takaur dhe banorë më të cilët ka bërë batuta dhe ka dëgjaur shqetësimet e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama batuta me qytetaret rama në durrës edi rama rama batuta me qytetaret rama në durrës

Sondazh

Poll

Politike 5 Dhjetor 2019, 11:03

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me banorët në Durrës. Njëri prej tyre i ka thënë shefit të qeverisë se një nga godinat “është e kohës së ...