Politike

‘Unë vetëm të jap shpirtin, se një garzoniere kam’/ Lefter Maliqi shpërthen në Kuvend: Vijnë këtu qajnë, pasurinë

5 Dhjetor 2019, 11:22 Nga DOSJA
‘Unë vetëm të jap shpirtin, se një garzoniere

TIRANË- Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi ka shpërthyer ndaj maxhorancës nga foltorja e Kuvendit. Në fjalën e tij Maliqi i ka kërkuar ndërkombëtarëve, SPAK-ut dhe BKH-së që të hetojnë lidhur me pasojat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Maliqit, në burg duhet të shkojnë oligarkët dhe ata që kanë dhënë lejet e ndërtimit, ndërsa kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

Dhe vinë këtu dhe derdhin lot, pse për lot është këtu? Unë vetëm të jap shpirtin, po këta kanë shumë pasuri. Vete kryeministri ngre fëmijët në ajër, ironi me qytetarët, nuk i jep dorën Gjovalin Gjokës, shtyn zëvëndësin e tij, bën sikur vdes me atë mjekrrën e tij. Nëse ai ka moral, të japë morë dorëheqjen. Po nuk i ra tërmeti në kokë nuk ikën,”-tha ndër të tjera deputeti i opozitës.

Pjesë nga fjala e Maliqit: 

Nëse nesër do të binin në muret e Kuvendit, kot nuk thotë popullit është ajo shprehja nuk bie rrufeja në pikë pikë pikë. SPAK dhe BKH duhet të nisë hetimet sepse kjo është vrasje me paramendim. Të lirohen burget nga ata që kapën me 30 gramë hashash dhe të mbushen me oligarkët dhe ata që japin lejet e ndërtimit. Dhe vinë këtu dhe derdhin lot, pse për lot është këtu? Unë vetëm të jap shpirtin, po këta kanë shumë pasuri. Vete kryeministri ngre fëmijët në ajër, ironi me qytetarët, nuk i jep dorën Gjovalin Gjokës, shtyn zëvëndësin e tij, bën sikur vdes me atë mjekrrën e tij. Nëse ai ka moral, të japë morë dorëheqjen. Po nuk i ra tërmeti në kokë nuk ikën. Na çon zv.ministrat për të drejtuar shtabet. Çon ministrin e Bujqësisë për të ngritur shtabë, pse more ka rënë ndonjë pulari? Ku janë more ata? Ku janë ata që kanë eksperiencë? Tersin e keni këtu mbrapa, atë që e vodhi këtë vend. Nuk e dimë ku i kanë mbyllur pasuritë, në Qipro e në Zvicër. Vijnë këtu dhe bëjnë shoë. Këta bën tërmet në drejtësi dhe gjykata. Kurrë mos paça të ardhur politike, po jo si këta. Dhe qajnë këta pasi bie tërmet, sepse e quajnë Baba Xhike presidentin kur paralajmëroi me letra nga greku. Mirënjohje për vëllerëzit kosovarë, as qen nuk kishin këta. Hoqën nga puna atë që e stërviste. Nuk mbahen more, çfarë nuk po bëjnë more. Bëjnë sikur japin paga. Unë vetëm një garzione jap po këta ça nuk japin. Nuk e kam me Pandin unë. Boll me çitjanet. Shkon tek dëshmorët dhe të rënën me çitjane. Ky është turp.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lefter maliqi seanca plenare 5 dhjetor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 lefter maliqi seanca plenare 5 dhjetor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 5 Dhjetor 2019, 11:03

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me banorët në Durrës. Njëri prej tyre i ka thënë shefit të qeverisë se një nga godinat “është e kohës së ...