Politike

5 Dhjetor 2019, 10:03 Nga DOSJA

DURRËS– Kruyeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me Komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic. Të shoqëruar nga delegacionet përkatëse, Rama dhe Lenarcic ishin në Durrës, ku panë nga afër dhe godinat të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lanarcic e vuri theksin tek vlerësimi i nevojave dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik. “Ka një parakusht, është vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie. Jemi lidhur me OKB-në me institucionet financiare. Do të jetë një punë shumë e rëndësishme, pasi do të  orientojë këto cështje te vlerësimi i nevojave. Gjërat po shkojnë sikur duhet. Të përfshihen edhe ndryshime në parandalimin“, u shpreh Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, duke i thënë Ramës se cilat janë nevojat më emërgjente që ka qeveria në këtë moment.

Nga ana tjetër Rama e vuri theksin tek mbeldhja e fondeve dhe tek sistemi i të gjithë të prekurve nga tërmeti. “Një pjesë janë sistemuar në hotele, por qëllimi im është që të qëndrojnë aty deri për festat dhe në janar ti lëvizim nga hotele në apartamente me qira. Unë mendoj se duhet të kemi një fond të integruar. Shteti ka përgjegjësi dhe nuk mund të lerë çdo lloj organizate që të shkojë dhe të bëjë punën e saj. Nga buxheti kemi vendosur një fond për rindërtimin. E kemi menduar sikur të mos kishim asgjë nga vendet e tjera. Duhet të shkojmë në tregjet financiare për eurobonde, ata nuk kanë dhimbsuri, por si njerëz që kërkojmë para, thjeshtë para. Ata duan të shikojnë shifrat dhe nëse situata jonë nuk ua konfirmon atë situatë që duhet pse do të na japin para”, ishte kjo një pjesë e fjalës së Ramës.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të 26 nëntorit.  Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demet nga termeti edi rama janez lenarçiç rama në durrës tragjedia e 26 nentorit 2019 demet nga termeti edi rama janez lenarçiç rama në durrës tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 5 Dhjetor 2019, 11:03

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me banorët në Durrës. Njëri prej tyre i ka thënë shefit të qeverisë se një nga godinat “është e kohës së ...