Politike

“Jeni burim sigurie”/ Rama takon Luljeta Bozon, çfarë i kërkoi inxhinierja kryeministrit (VD)

5 Dhjetor 2019, 15:54 Nga DOSJA
“Jeni burim sigurie”/ Rama takon Luljeta Bozon, çfarë i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ka pritur sot në një takim eksperten Luljeta Bozon, e cila tha se edhe pse nuk i pëlqen të dalë në televizor, ajo e ka bërë këtë me qëllim për të qetësuar njerëzit pas tragjedisë së 26 Nëntorit.Gjatë këtij takimi Bozo ngriti problemin se instituti shqiptar i sizmologjisë nuk ka një grup pune që t’i mbulojë të gjitha, ndërsa thekson se procesi i ekspertizës po has probleme.

Sipas inxhinieres Bozo, ekspertët e huaj po i shpallin pallatet e  banueshme, ndërsa shkon bashkia dhe i vë shiritin.

Luljeta Bozo: Iku kjo e para ata që u shpëtuan, u shpëtuan. Njerëzit u futën. Mirë, keq. Tani fillon ekspertiza. E kam merakun këtu sepse nuk ka një grup në institut që ti mbulojë të gjitha.Shkon i huaji thotë që mban pallati, ndërsa shkon pushteti vendor dhe i vë shiritin.

Edi Rama: Ka një gjë. Të huajt i kemi kërkuar të na thonë mban struktura apo nuk mban struktura. Po shiriti të vihet deri sa të riparohet. Një shkallë që kërkon një riparim , prandaj janë këto shirita.

Mendo që do ishte pozitive nëse ju do na ofroni ndihmë për pjesën e paketës së riparimeve. Jeni një burim sigurie më shumë për njerëzit.

Luljeta Bozo: Kam qenë në shumë objekte dhe pas meje shkuan ekipi dhe i vunë shiritin. Atje kishte çarje të madhe por riparohet menjëherë dhe janë shumë të sigurta. Duhet një inxhinierë me shumë përvojë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama luljeta bozo rama takon inxhinieren edi rama luljeta bozo rama takon inxhinieren

Sondazh

Poll

Politike 5 Dhjetor 2019, 10:03

DURRËS– Kruyeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me Komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic. Të shoqëruar nga delegacio...

Politike 5 Dhjetor 2019, 11:03

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me banorët në Durrës. Njëri prej tyre i ka thënë shefit të qeverisë se një nga godinat “është e kohës së ...