Murrizi kritika qeverisë: Shkuat mes pluhurit të tërmetit për të bërë estradë, angazhimi juaj një flluskë sapuni
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka qenë i ashpër sot në Kuvend gjatë fjalës së tij, ku ka ka kursyer akuzat dhe kritikat ndaj qeverisë. Murrizi tha se Rama ka shkuar mes rrënojave të tërmetit për të bërë estradë.
“Në mes të pluhurit të tërmetit shkuat aty për të bërë estradë në kamera dhe për të thënë (Rama) se i do shumë shqiptarët pasi të vdesin. Qeveria nuk është shoqatë, nuk është Elvis Naçi dhe shpreh konsideratë për të gjithë kontributin e tij. Shqipëria ka një buxhet prej 4 miliardë eurosh dhe duhet të mendojë për një ditë të zezë. A ka menduar për një ditë të tillë? Jo! Mos na qani si faturino urbanësh. I gjithë angazhimi juaj është një flluskë sapuni”, u shpreh deputeti.
Më tej nënkryetari i Kuvendit, tha se të gjithë deputetët duhet të ishin mbledhur në seancë të jashtëzakonshme pas shpalljes së gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
“Nëse do ta merrnit në konsideratë duhej të bëhej një seancë e jashtëzazkonshme enkas për këtë. Na keni me nxitim për një seancë prej 18 pikash, zero për tërmetin. Pika e parë: Dhënia me koncesion 17 milion euro një kompanie për faturimin online të një kompanie fantazmë. Pika 3. Heqja e tatim fitimit nga 15 në 5 për qind koncesionarët që sjellin makina të reja. Pika 5. Ligjin që u vini këmbën në fyt 109 mijë bizneseve për pajisjen me kasat e reja.
Pika 7. Miratimi në parim i buxhetit 2020. Dhe ju thoni që nuk preket buxheti, për çfarë po flasim. Emergjencave u është parashikuar 2.6 milionë euro për vitin 2020. A e zgjidh problemin, në një kohë kur specialistët thonë që dëmi është mbi 500 milionë euro? Jo! Thoni që do ta zgjidhim me donacionet. Kjo është gjithë ajo çka kjo qeveri ka për emergjencat. Hiqjani 40 milionë euro portalit të qeverisë, atij të bashkëqeverisjes. Merr 40 milionë euro në vit”, tha ndër të tjera Murrizi.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Përlotet Belinda Balluku në Kuvend: Të prekurit s’mund të harrojnë as dhimbjen as humbjen… (VD)
Tiranë-Në seancën e sotme të Kuvendit është përlotur ministrja Belinda Balluku teksa ka folur për tërmetin e 26 nëntorit. Ajo është shprehur se njerëzit atje nu...
“Dhe aq fukara nuk je”, Rama batuta me qytetarin në Durrës, tenton ‘t’i marr’ çantën: E paske Xhorxho Armani (VD)
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka takaur qytetarë të cilët i janë ankuar, pasi nuk kanë marrë ndihma pas tërmetit. Edhe pse qyteta...
‘Unë vetëm të jap shpirtin, se një garzoniere kam’/ Lefter Maliqi shpërthen në Kuvend: Vijnë këtu qajnë, pasurinë
TIRANË- Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi ka shpërthyer ndaj maxhorancës nga foltorja e Kuvendit. Në fjalën e tij Maliqi i ka kërkuar ndërkombëtarëve, SPA...
“Zero tolerancë”, Rama urdhër policisë: Para ligjit të gjithë ata që nuk kanë respektuar kriteret e ndërtimit (VD)
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka parë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti në pallate. Gajtë vizitës Rama është takuar dhe me d...
Deputetja qan në parlament për tragjedinë e 26 nëntorit: Sot s’ka vend për ndarje politike, Durrësi ka nevojë për dash
Tiranë- Në seancën e sotme në Kuvend është përlotur deputetja Eldira Hyseni teksa ka folur për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.Me lot në sy ajo u shpreh se kur ...
“Ti s’je për shkollë më duket”, Rama batuta me nxënësit në Durrës: Si i paske flokët, me dy kate (VD)
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka inspektuar shkollën “Neim Babameto”. Gjatë inspektimit, Rama është takaur me disa nxënës të cilë...
Tërmeti/ Hajdari: Të rishikohet buxheti i 2020, përgjegjësit duhet të dalin para ligjit (VD)
Tiranë– Deputetja e opozitës së Rudina Hajdari ka deklaruar se për tragjedinë e e 26 nëntorit duhet të rishikohet buxheti i 2020. Ajo i kërkoi qeverisë që të tr...
Tërmeti/ Ahmetaj: Projekti i Rindërtimit, nuk do të rrisë borxhin publik, 150 mln euro do mblidhen nga donatorët (VD)
Tiranë- Në seancën e sotme të Kuvendit, kryetari i Komitetit të Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar se me projektin e rindërtimit, nuk do të rritet asnjë ta...