Politike

“Zero tolerancë”, Rama urdhër policisë: Para ligjit të gjithë ata që nuk kanë respektuar kriteret e ndërtimit (VD)

5 Dhjetor 2019, 11:02 Nga DOSJA
“Zero tolerancë”, Rama urdhër policisë: Para ligjit

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka parë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti në pallate. Gajtë vizitës Rama është takuar dhe me drejtorin e Policisë së Durrësit, të cilin e ka pyetur për hetimet që janë bërë paraprakisht në terren tek pallatet e dëmtuara.

Rama u shpreh se tolerenca duhet të jetë zero për të gjithë ndërtuesit, të cilët kanë abuzuar me ndërtimin dhe sipas tij të shkojnë të gjithë para ligjit.

Asnjë tolerancë, zero. Për çdo lloj ndërtimi që ka ardhur si pasojë e mos respketimit të kritereve, para ligjit”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, i shoqëruar nga Komisioni për Krizat në BE, Janez Lenarcic. Rama tha se shumë shpejt do të jetë fatura e të gjithë dëmeve. Komisioneri i BE, u shpreh se ai është në Shqipëri për të treguar solidaritet. Rama gjatë visitës ka takaur dhe banorë më të cilët ka bërë batuta dhe ka dëgjaur shqetësimet e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama në durrës termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama rama në durrës termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll