Politike

Basha thirrje Ramës: 150 milionë dollarë që janë ndarë për 10 oligarkë, të kalojnë për banorët e prekur nga tërmet

5 Dhjetor 2019, 09:37 Nga DOSJA
Basha thirrje Ramës: 150 milionë dollarë që janë

Tiranë– Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se dhjetëra familje me fëmijë të vegjël në Rrëzë të Krujës, kanë mbetur krejt të vetëm në përballimin e pasojave  pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit. Basha ka theksuar se  150 milion dollarë që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur.

Reagimi:

Dhjetëra familje me fëmijë të vegjël në Rrëzë të Krujës, kanë mbetur krejt të vetëm në përballimin e pasojave që u la tërmeti i javës së kaluar. Për fat të mirë në këtë fshat nuk pati asnjë viktimë, por pothuajse të gjitha shtëpitë janë të pabanueshme. Asnjë masë nuk është marrë për ta. Asnjë ndihmë, asnjë çadër apo ushqim, nuk u ka ardhur nga shteti.

Duhet hapa konkretë dhe zgjidhje emergjente sepse gjendja e tyre po rëndohet edhe nga moti i ftohtë. Pa humbur kohë 150 milion dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur. Qeveria duhet të nisë lëvrimin e fondeve për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat rurale për të cilët është e pamundur zhvendosja, në mënyrë që të nisin riparimin apo rindërtimin e shtëpive të shkatërruara.

Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë,  për rindërtimet Rama tha se nuk do të preken programet e shërbimeve të qytetarëve. Ai theksoi se nuk do të ndërpritet asnjë projekt i miratuar nga qeveria, duke i dhënë kështu një përgjigje thirrjes së Bashës.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll