Aktualitet

Greva e minatorëve të Bulqizës/ Thirrja e Organizatës për lirimin e Elton Debreshit dhe aktivistit Xhuliano Bregasi: S’nd

4 Dhjetor 2019, 20:10 Nga DOSJA
Greva e minatorëve të Bulqizës/ Thirrja e Organizatës

BULQIZË- Organizata politike ka njoftuar se ditën e sotme policia ka shoqëruar jo vetëm kryetarin e sindikatës Elton Debreshi, por edhe aktivistin tonë Xhuliano Bregasi, i cili ka pasur rol kyç në mediatizimin e protestës nga faqja e Organizatës.

Në një reagim zyrtar Organizata poltike bën thirrje për lirimin e Elton Debreshit, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga Samir Mane, si kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Builqizës, si dhe të aktivistit Xhuliano Bregasi.

REAGIMI I ORGANIZATËS POLITIKE:

Që prej ditës së parë të grevës, aktivistët e Organizatës Politike kanë shkuar në Bulqizë për t’u solidarizuar me minatorët. Gjithë këto ditë jemi frymëzuar nga forca, kuraja dhe organizimi i tyre dhe jemi përpjekur t’i ndihmojmë në thyerjen e bllokadës mediatike të orkestruar nga oligarku Samir Mane.

Sot policia ka shoqëruar jo vetëm kryetarin e sindikatës Elton Debreshi, por edhe aktivistin tonë Xhuliano Bregasi, i cili ka pasur rol kyç në mediatizimin e protestës nga faqja e Organizatës.

Qeverisë dhe oligarkut nuk u intereson e vërteta dhe janë bërë bashkë për ta shtypur dhe heshtur grevën e minatorëve.

Po minatorët nuk ndalen. As solidarizimi ynë me ta.

Lironi Elton Debreshin!

Lironi Xhuliano Bregasin!

Rreth dy javë më parë, kompania Albchrome pushoi nga puna pa asnjë paralajmërim Elton Debreshin, punonjës prej 6 vitesh në AlbChrome, vetëm 5 ditë pasi ky i fundit u zgjodh si kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Në një shpjegim për Dosja.al, Debreshi sqaroi situatën e krijuar mes minatorëve dhe Albchrome, ku denoncoi edhe kushtet e punës për mbi 600 punonjës. Nga ana tjetër, ende asnjë reagim nga Inspektoriati i Punës, dhe institucionet shtetërore për shkarkimin e Debreshit dhe grevën e minatorëve.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet greva e minatoreve te bulqizes saimir mane shkarkohet elton debreshi xhuliano bregasi greva e minatoreve te bulqizes saimir mane shkarkohet elton debreshi xhuliano bregasi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2019, 17:25

TIRANË– Xhensila, vetëm dy vjeç, ka më shumë se sa 8 net që fle në karrocë. Në datën 26 nëntor, shtëpia e saj në Manzë u trondit nga lëkundjet e tër...