Aktualitet

4 Dhjetor 2019, 17:25 Nga DOSJA

TIRANË– Xhensila, vetëm dy vjeç, ka më shumë se sa 8 net që fle në karrocë. Në datën 26 nëntor, shtëpia e saj në Manzë u trondit nga lëkundjet e tërmetit dhe është tërësisht e pabanueshme. Të gjithë anëtarët e familjes tashmë duhet të jetojnë ose në karrocë, ose në makinë.

Kërkojnë vetëm një çadër. “Për momentin, pastaj të vlerësohet shtëpia”, thotë kryefamiljari Gëzim Farruku. “Ka ardhur kryeplaku i fshatit, e kanë parë edhe inxhinierët dhe kanë ikur. Për momentin nuk kanë bërë asgjë”.

Shkatërrimi i shtëpisë i shtohet dramës së familjes. Djali dhe bashkëshortja e tij janë të dy me probleme mendore. “U ka dhënë Zoti një fëmijë, por fëmija do shërbimin, do një çadër për ta strehuar si duhet”, thotë Gëzimi.

Marrë nga: A2 Cnn

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet manze tragjedia e 26 nentorit 2019 vogelushja fle ne karroce manze tragjedia e 26 nentorit 2019 vogelushja fle ne karroce

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2019, 15:37

Skandalin e mbyll Shqipëria po e hap Greqia

GREQI– Prokuroria e Përgjithshme në Greqi po heton skandalin që mbylli prokuroria e Tiranës.Se shpejti do te kete nje reportazh se si kompania shqiptare e...