Aktualitet

FOTO/ Mbetën në qiell të hapur nga tërmeti, Duka gjen zgjidhjen e padëgjuar me biznesmenin shqiptar: Shtëpiza të lëvizsh

4 Dhjetor 2019, 17:58 Nga DOSJA
FOTO/ Mbetën në qiell të hapur nga tërmeti, Duka gjen

TIRANË– Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar kontributin e tij për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, duka ka publikuar fotot e konteinerëve të banimit që po planifikon të sjellë nga zvicra.

Kreu i PAA-së bën me dije gjithashtu se kjo ndihmë është konkretizuar në bashkëpunim me një biznesmen shqiptar Kolë Gjokaj, që merret me ndërtime konteinerësh.

Sipas dukës ky donacion ka një vlrë shumë të madhe që ndihmon në ringritjen e shqipërisë dhe se një konteiner i tillë mund të strehojë deri në 100 persona.

Statusi i plotë i Agron Dukës

Procesi i rimëkëmbjes nga tragjedia që goditi vendin tonë, do të jetë i gjatë dhe do të kërkojë gjithë energjitë që shoqëria jonë do të jetë e aftë të prodhojë. Ndonëse kriza humanitare tregoi edhe njëherë brishtësinë e institucioneve tona, vala e solidaritetit ishte më e madhe se tërmeti. Solidaritet nxori në pah se shqiptarë janë më të mëdhenj se shteti i tyre, se kufijtë që na ndajnë janë thjesht administrativë dhe shpirti që lidhë këtë komunitet ndjehu dhimbjen sikur t’i përkiste një trupi të vetëm.

Nderimet e mia shkojnë te të gjithë ata që në këto ditë të vështira vepruan për të dhënë kontributin e tyre, sipas mundësive të tyre, pavarësisht statusit social, pavarësisht se e kanë bërë përpara apo pas kamerave. Nga ky solidarizim duhet të nis edhe ringritja. Ky bashkëpunim vëllazëror midis shqiptarëve duhet të jetë tulla e parë për të ngritur jo vetëm banesat, por edhe shtetin që ra bashkë me ato.

Si të gjithë ju kam dhënë kontributin tim, pa bujë dhe zhurmë, për të lehtësuar sado pak gjendjen e emergjencës, dhe do të vijoj ta bëj derisa komuniteti ynë të ketë nevojë. Në këtë kontekst, dëshiroj të veçoj vetëm një bashkëpunim që ka lindur orët e fundit, për të cilin mendoj se do të duhet të jetë edhe një nga rrugët që duhen ndjekur për të zgjidhur fazën tranzitore të strehimit. Bëhet fjalë për ndihmën që ofron miku im kole gjokaj, sipërmarrës shqiptar që zhvillon aktivitetin e tij në zvicër, në bashkëpunim me të cilin do të vendosim në dispozicion të institucioneve vendase kontenierë banimi, të cilat mund të strehoin deri në 100 persona. Një donacion që vlen për fazën e parë të emergjencës, por që do të uroja të merrej si model për t’i dhënë një strehë atyre që këtë dimër rrezikojnë ta kalojnë në qiell të hapur.

Kjo fatkeqësi, që midis të tjerash na hapi sytë mbi situatën reale të vendit tonë, sidomos në zonat rurale, njëkohësisht na dha aftësinë për të parë qartë sa të fortë jemi kur bashkohemi dhe bashkëpunojmë. Të qëndrojmë kështu, dhe me ketë vetëdije ta ndërtojmë të ardhmen së bashku.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

Ndërkohë qindra banorë kanë mbetur në çadra pasi u është prishur shtëpia nga tërmeti. Të tjerë janë strehuar edhe në hotele, por kjo gjë është e përkohshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron duka konteinere per te prekurit nga termeti agron duka konteinere per te prekurit nga termeti

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2019, 17:25

TIRANË– Xhensila, vetëm dy vjeç, ka më shumë se sa 8 net që fle në karrocë. Në datën 26 nëntor, shtëpia e saj në Manzë u trondit nga lëkundjet e tër...

Aktualitet 4 Dhjetor 2019, 15:37

Skandalin e mbyll Shqipëria po e hap Greqia

GREQI– Prokuroria e Përgjithshme në Greqi po heton skandalin që mbylli prokuroria e Tiranës.Se shpejti do te kete nje reportazh se si kompania shqiptare e...