Aktualitet

Dëmet dhe banesat që do shemben, zv/ministrja Voda jep shifrat: Do prishen 270 ndërtesa (VD)

4 Dhjetor 2019, 18:21 Nga DOSJA
Dëmet dhe banesat që do shemben, zv/ministrja Voda jep shifrat: Do

TIRANË– Zv. ministrja Rovena Voda ka bërë publike numrin e banesave që janë i spektuar deri në orën 17:00 të ditës së sotme dhe se cilat planifikojnë të prishen. në një deklaratë për mediat, Voda shprehet se nga qytetarët janë marrë 338 thirrje, të cilët kanë folur me operatorët e vënë në dispozicion në numrat e gjelbër:  0694114100; 0694114101 dhe 0694114040.

Ajo shpjegoi më tej se gjithsej janë planifikuar për t’u prishur janë 270 ndërtesa, në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Voda shtoi gjithashtu se ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit” Durrës, ndërsa po punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, (autostradë) Durrës.

Zv/ministria theksoi se për përballimin e situatës në terren janë angazhuar mbi 800 punonjës policie.

Të dhënat e deritanishme sipas deklaratës

PUNA NË TERREN
Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:
Bashkia Durrës – 748 Objekte të inspektuara, 270 të pabanueshme, 34 për t’u prishur;
Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur;
Bashkia Shijak – 1218 Objekte të inspektuara, 717 të pabanueshme, 228  për t’u prishur;

Në rang qarku, 4151 objekte të inspektuara.

PUNA NË TERREN
Përditësim i bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si në vijim:
27 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat: 10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe; 17 objekte në Bashkinë Durrës.

Në Thumanë:
U shemb Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh.

Aktualisht, nga punonjësit e policisë të DVP Durrës janë marrë në ruajtje objektet e mëposhtme:
– 18 pallate të dëmtuara dhe që nuk banon njeri.
– 3  objekte ku janë vendosur ndihmat.
– 3 hotele të dëmtuara dhe të pabanuara.
– 4 qendrat e akomodimit në hotele.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rovena voda tragjedia e 26 nentorit 2019 rovena voda tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2019, 17:25

TIRANË– Xhensila, vetëm dy vjeç, ka më shumë se sa 8 net që fle në karrocë. Në datën 26 nëntor, shtëpia e saj në Manzë u trondit nga lëkundjet e tër...

Aktualitet 4 Dhjetor 2019, 15:37

Skandalin e mbyll Shqipëria po e hap Greqia

GREQI– Prokuroria e Përgjithshme në Greqi po heton skandalin që mbylli prokuroria e Tiranës.Se shpejti do te kete nje reportazh se si kompania shqiptare e...