Aktualitet

KRONOLOGJIA/ E vranë në vendin e punës dhe i morën makinën, si ndodhi atentati ndaj dy vëllezërve në Tepelenë, rrugës

4 Dhjetor 2019, 20:03 Nga DOSJA
KRONOLOGJIA/ E vranë në vendin e punës dhe i morën

TEPELENËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj dy vëllezërve në Tepelenë, ku njëri prej tyre mbeti i vdekur.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se atentatorët fillimisht kanë qëlluar me armë zjarri Artur Breshën, i cili ndodhej në vendin ku punonte si roje, pranë ByPassit të Tepelenës.

Më pas, atentatorët mësohet të kenë marrë makinën e viktimës, tip “Benz 2000” dhe janë nisur drejt banesës së vëllait të tij Artan Breshës. Pikërisht pranë banesës së këtij të fudnit, personat e armatosur janë ndeshur me 43-vjeçarin dhe e kanë qëlluar me një plumb në këmbë.

Më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Artani është dërguar për në spitalin “Omer Nishani”, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe ka tronditur të gjithë qytetin e Tepelenës. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur apo detaje në lidhje me atentatorët.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan bresha artur bresha atentat dy vellezerve ne tepelene artan bresha artur bresha atentat dy vellezerve ne tepelene

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2019, 17:25

TIRANË– Xhensila, vetëm dy vjeç, ka më shumë se sa 8 net që fle në karrocë. Në datën 26 nëntor, shtëpia e saj në Manzë u trondit nga lëkundjet e tër...