Aktualitet

Vritet me breshëri plumbash roja i Bypass-it në Tepelenë, atentatorët i marrin Benzin dhe i plagosin vëllain (EMRAT+VD)

4 Dhjetor 2019, 19:38 Nga DOSJA
Vritet me breshëri plumbash roja i Bypass-it në Tepelenë,

TEPELENË– Artur Bresha ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa i vëllai i tij, Artani është plagosur në këmbë si pasojë e një atentati të ndodhur mbrëmjen e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 47-vjeçari, Bresha është qëlluar me breshëri kallashnikovi në kokë nga persona ende të paidentifikuar, teksa ishte në orarin e tij të punës.

Më pas, të njëjtat burime theksojnë për Dosja.al se atentatorët kanë marrë makinën e viktimës që punonte roje në ByPassin e Tepelenës, një “Benz 2000” dhe janë nisur për në banesën e vëllait të 47-vjeçarit, të Artan Breshës.

Shumë pranë banesës së këtij të fundit, atentatorët kanë pikasur 43-vjeçarin, i cili po kthehej për në shtëpinë e tij dhe e kanë plagosur me plumb në këmbë.

Dosja.al ka zbardhur detaje për jetën e dy vëllezërve nga Tepelena që ranë pre e atentatit mbrëmjen e sotme. Mësohet se viktima Artur Bresha kishte punuar shumicën e jetës si emigrant në Greqi, ndërsa pasi ishte kthyer kishte filluar punë si roje.

Ndërsa i vëllai, 43-vjeçari Artan Bresha nuk është një emër krejt i panjohur për Policinë e Shtetit. Mësohet se para tetë viteve, në vitin 2011, kohë kur Arturi që mbrëmjen e sotme mori vetëm një plumb në këmbë ishte 35-vjeç, është arrestuar teksa ndodhej brenda një furgoni me një ton lëndë narkotike të llojit hashash.

Gjithsesi, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij atentit, duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës. Ende nuk ka detaje në lidhje me atentatorët, por paraprakisht dyshohet që pistat e hetimit të jenë dy: hasmëri të vjetra që mund të kenë dy vëllezërit dhe prishja e pazareve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan bresha artur bresha atentat dy vellezerve ne tepelene artan bresha artur bresha atentat dy vellezerve ne tepelene

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2019, 17:25

TIRANË– Xhensila, vetëm dy vjeç, ka më shumë se sa 8 net që fle në karrocë. Në datën 26 nëntor, shtëpia e saj në Manzë u trondit nga lëkundjet e tër...